Çfarë s’mund të jetë një ministër sot? (apo dje)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artan Fuga

Është për të buzëqeshur kur dëgjon se debatohet se cili do të jetë profili i ministrave të 11 shtatorit. Gjëja më me pak rëndësi në botë.

Njësoj si të shqetësohesh se cili do të jetë fatorino në autobuzin e Kinostudio – Kombinat sot!

Nuk mund të jetë në asnjë rast sikurse e sjellin nëpër gojë se mund të jetë ministër teknik. Ministër teknik nuk ka. As qeveri teknike nuk ka! Duhet të jesh zero në shkenca politike që të flasësh për qeveri teknike.

As ka pasur, as te ne as në botë. Qeverisja nuk është kurrë teknike! Ka qeveri të përkohëshme, por jo teknike.E keni mësuar gabim.

Një ministër mund të jetë një teknicien i mirë, ta zemë mjelësh lopësh. Por, kur vjen të drejtojë ministrinë e bujqësisë, mjelja e lopëve është një ndër qindra procese, që edhe po t’i dojë nuk i njeh.

Ai do marrë vendime politike, jo si milen lopët.

Ministre e turizmit mund të jetë një kamariere e dalluar. Por, si ministre i duhet të marrë vendime, jo të serviri pjatanca me kotoleta mish dhije!

Një ministër, sipas shkencave politike postmoderne, nuk mund të jetë veçse një injorant. Teknikisht flas. Madje i tillë duhet se po qe se i mbushet mendja se është edhe i ditur, se e kanë vendosur ministër si të ditur, i vuri flakën sektorit!

Por, në kushtet tona, një ministër nuk mund të jetë as politik.

Pse? Sepse nuk ka identitet politik më vete, nuk bart peshë elektorale të tijën, nuk i takon ndonjë nuance politike në koalicion etj.

Ngjyrat e tija përcaktohen nga ngjyra politike e qeverisë që drejtohet nga kryeministri. Politikë ministri si tip individual apo si grup nuk bën dot. Se ndryshe “varet” në pemën që ka mbjellë vetë.

Lexo edhe :  "Trashëgimia i transformon Partitë tona nga Lëvizje në Lodhje"

Një ministër nuk mund të vijë as nga radhët e opozitës. Sapo vjen ministër ai nuk mund të jetë më opozitar. Madje as ka qenë ndonjëherë i tillë, thjesht tradhton veten.

Edhe ministër, edhe opozitar, po të ndodhte do të ishte jo praku i çmendurisë politike, por një skizofreni e tërë politike.

Unë nuk mendoj se e kemi hak një qeveri skizofrene. Një qeveri nuk mund të jetë teknike, asnjëherë, por skizofrene politikisht patjetër mund të jetë.

Kur një ministër vjen nga dikur opozitar, ai ka të njëjtin emër si më parë, por s’është i njëjti njeri. Njësoj sikur ta zemë të njëjtën fjalë, për shembull “legen”, një herë ta përdorim për enën kur fusim këmbët për t’i çlodhur në ujë të ngrohtë me kripë, dhe një herë tjetër për të quajtur një njeri pa dinjitet : Ik or legen! – themi.

Një ministër nuk mund të jetë as Program Inteligjence Artificiale as edhe Chat GPT për arsyen e vetme se as kompania e zonjës Murati, as edhe Akademia që e ka futur në gjirin e saj nuk ka shpikur ende një IA që të ketë qëllime, aq më pak qëllime politike, dhe aq më pak qëllime politike pragmatike.

Madje sipas meje kjo s’do të arrihet kurrë!

Ja pra tani përse nuk do të kemi as ministra politikë, as teknikë, as opozitarë, as ministra chat gpt.

Kjo mbetet për të biseduar njëherë tjetër!/kb

Të fundit

“Flori do rikthehet me koncert”, gazetari tregon se çfarë po ndodh me këngëtarin

Pavarësisht mungesës së gjatë, Florian Mumajesi do të rikthehet në skenën e artit shumë shpejt, madje me një koncert....

Zemërimi i Trump: Kina, Rusia dhe Koreja komplotojnë kundër Amerikës

Amerika reagon me zemërim dhe zhgënjim kundër rendit të ri të shpallur nga Kina dhe Rusia. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përmes...

PS mbledh Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, zbardhet axhenda

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare më 11 shtator, në orën 09:30 minuta. Në Asamble do të strukturoret kabineti i ri qeveritar, i cili...

Rama: Vjedhja e ujit penalizohet me heqje lirie, krijohet “task forca” në nivel kombëtar

Kryeministri Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam suksesin me shërbimin me energjinë...

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash foli edhe në lidhje me...

Lajme të tjera

Web TV