Rikonfirmime dhe emra të rinj, këto janë ministrat e kabinetit “Rama 4”

Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e kabinetit të ri qeverisës në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Belinda Balluku është rikonfirmuar në pozicionin që ka. Ndërkohë që në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë Rama emëroi një grua.

Qeveria e re:

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali – Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj – Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Anëtarja e parë jofizikisht e pranishme, e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në proceset qeverisëse. Shërbyesja e prokurimeve publike.

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën)

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbjan Maznikun)

Majlinda Dhuka – Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë (Rikonfirmohet në detyrë)

Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për antikorrupsionin (Rikonfirmohet në detyrë)

Toni Gogu – Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin./E.T