Tensione në seancën e parë e legjislaturës së XI të Kuvendit/ Berisha me skenar të vjetër

Seanca e parë e legjislaturës XI-të e gjeti Kuvendin me të njëjtën tension politik. Partia Demokratike, tashmë edhe më e ‘rrudhur’, shkoi në Kuvend më të njëjtat akuza të vjetra, se zgjedhjet ishin farsë, por në sallë u kthyen me argumentin se do të mbrojnë interesin e qytetarëve.

Seancën e sotme e drejton deputeti socialist Vasil Llajo, pasi Sali Berisha dhe Tritan Shehu refuzuan të marrin këtë detyrë si deputetët më të moshuar.

Berisha floli jashtë rendit të ditës duke bllokuar foltoren dhe Llajo i mbyll fjalën./e.t