Vajza bën denoncimin: U abuzova nga 5 policë! Më dërgonin nga një hotel në tjetrin

Pesë punonjës policie në Tetovë janë përfshirë në një skandal seksual ku për një vit e gjysmë kanë shantazhuar, kërcënuar dhe abuzuar me një grua e cila ishte paraqitur në komisariat për të kërkuar ndihmë.

E reja nga Bosnja, por ka qenë e martuar në Tetovë ishte paraqitur në policinë e Tetovës për të denoncuar një rast të sajin, pasi një person i kishte vjedhur para.

Njëri prej policëve ishte ofruar për ndihmë në mënyrë private (jashtë orarit të punës), duke i premtuar se do i kthente paratë mbrapsht qytetares.

Sipas saj, efektivët, e kanë kërcënuar, abuzuar dhe e kanë dërguar të qëndronte në shtëpi kafe-muzikë, me justifikimin se nuk kishte ku të qëndronte pasi ishte e ndarë nga partneri dhe kishte një vajzë 18 muajshe.

Gazetarja Liridona Vejseli, e cila ka postuar një video nga intervista në rrjetet sociale, bën thirrje që të zbardhet rasti.

“Dikush më kishte vjedhur disa para. Shkova denoncova rastin në policinë e Tetovës dhe inspektori më ka thënë që nëse e denoncoj rastin nuk i marr paratë pas, por nëse ai e merr rastin përsipër privatisisht, do më ktheheshin paratë. Inspektori në mënyrë private më tha të shkoja të qëndroja në një shtëpi me kafe dhe muzikë. Personi që ka pasur këtë shtëpi ka dashur të abuzojë. Polici i kishte marrë paratë personit, por mua nuk mi ktheu, inspektori i ka marr paratë për vete. Ata më kanë kërcënuar dhe unë i kam me prova dhe i kam denoncuar në policinë e Tetovës. Unë jam frikësuar për veten dhe vajzën. Policët kanë abuzuar me mua. Jaën 5 inspektorë të policisë të përfshirë në këtë rastin. Ky inspektor më ka cuar në disa hotele dhe më kanë kërcënuar, të gjitha denoncimet i kam në telefon. 5 policët e tjerë janë të përfshirë pasi kanë abuzuar me mua”, shprehet denoncuesja. m.p.