Qeveria “Rama 4” nis zyrtarisht detyrën, kryeministri dhe ministrat betohen në Presidencë

Kabineti “Rama 4” ka bërë betimin në Presidencë, duke marrë zyrtarisht detyrën, për 4 vitet e ardhshme.

Betimi para Presidentit Begaj zgjati disa minuta.

Përbërja e kabinetit Rama 4

Kryeministër – Edi Rama

Zv.kryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë – Belinda Balluku

Ministër i Ekonomisë dhe Inovacionit – Delina Ibrahimaj

Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin – Adea Pirdeni

Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – Elisa Spiropali

Ministër i Mbrojtjes – Pirro Vengu

Ministër i Mjedisit – Sofjan Jaupaj

Ministër i Punëve të Brendshme – Albana Koçiu

Ministër i Financave – Petrit Malaj

Ministër i Drejtësisë – Besfort Lamallari

Ministër i Arsimit – Mirela Kumbaro

Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Evis Sala

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Andis Salla

Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin – Toni Gogu

Ministër Shteti dhe Kryenegociator – Majlinda Dhuka

Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit – Blendi Gonxhja

Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor – Ervin Demo

Ministria e Inteligjencës Artificiale për Prokurimet Publike – Diella

Një ditë më parë, në seancën plenare në Kuvend, qeveria e re mori votëbesimin me 82 vota./kb