“Shumica nuk pinë cigare, por të bardhë”/ Ironia e Murrizit me shkarkimin e zv/ministrit

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar shkarkimin e zv/ministrit e Brendshëm Andi Mahila i cili u shfaq duke konsumuar cigare në ambient të mbyllur, një veprim i ndaluar me ligj.

Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Murrizi e etiketon zv/ministrin si “mangall”, ndërsa mes ironive shton se “vigjilenca e popullit, hoqi qafe një armik”.

Teksa mbyll postimin e tij, Murrizi thotë se shumica e zv/ministrave nuk pijnë cigare por kokainë.

“Vigjilenca e syrit të popullit e hoqi qafe një “armik”. Falë ministresh DIELLES u shkarkua Mangall MAHILA. Shyqyr që ishte duhanpirës që e morëm vesh se prej 4 vitesh ky njeri paguhej nga taksat e Shqiptarëve si zv/ministër i brendshëm.

Kush e ka ditur se Z Andi Mahila ka marrë rrogën 4 vjet rresht nga viti 2021 si zv/ministër i brendshëm fiton një paket cigare puro. Bravo ministresh Albana që e kape këtë “rrufjan” zv/ministër në “ flagrancë”.

Ehhh po te jetë ky përkushtim do na ngelet qeveria pa ministra e zv/ministra por shyqyr që shumica nuk pinë cigare por konçentratë të bardhë”, shkruan me ironi Murrizi./e.t