Komisioni Evropian ka akuzuar kompaninë teknologjike Apple se ka shkelur rregullat e tregut dixhital. Ndërkohë që gjigandi amerikan i ka kërkuar BE-së të heqë ligjin që rregullon kompaninë e saj, pasi e ka sfiduar në në çdo hap të procesit, të rregullores.
“Apple thjesht ka kundërshtuar çdo pjesë të vogël të Aktit të Tregjeve Dixhitale, që nga hyrja e tij në zbatim. Kjo minon narrativën e kompanisë se dëshiron të jetë plotësisht bashkëpunuese me Komisionin.” tha zëdhënësi i Komisionit,. Thomas Regnier
Apple publikoi një deklaratë duke i bërë thirrje Brukselit të shfuqizojë ligjet dixhitale, duke argumentuar se duhet të zbatohet një rregullore më e përshtatshme me qëllimin. Kompania teknologjike u gjobit me 500 milionë euro nga Komisioni në prill.
“Dhe kjo nuk është e gjitha, ka një rast tjetër në vazhdim ku, përsëri, të gjitha opsionet mbeten në tryezë,” tha Regnier.
Komisioni europian tha se Apple kishte shpërfillur përpjekjet e Komisionit për t’u angazhuar në bisedime pozitive për t’i ndihmuar ata të përmbushnin aktin për ligjet dixhitale.
“Rezultatet e këtij angazhimi pozitiv? Pas dy muajsh, Apple u kthye dhe na kërkoi të hiqnim dorë nga gjithçka.Sigurisht që e kuptojmë plotësisht që kompanitë duan të mbrojnë fitimet e tyre me çdo kusht, por kjo nuk është ajo për të cilën bëhet fjalë në DMA.” tha Thomas Regnier.
Politico raportoi se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se do të vendosë tarifa për vendet me rregulla dixhitale që ai i konsideron diskriminuese ndaj kompanive amerikane. Administrata Trump dhe disa nga aleatët e saj të teknologjisë kanë sulmuar vazhdimisht Aktin e Shërbimeve Dixhitale të BE-së.
“DMA do të thotë që lista e veçorive të vonuara në BE ndoshta do të bëhet më e gjatë. Dhe përvoja e përdoruesve tanë të BE-së me produktet e Apple do të mbetet edhe më prapa.” tha një zëdhënës i Apple./kb