Vendimi për tu bërë prind, Igli Tare: Bashkëjetuam me partneren për tre vite

Igli Tare, gjatë një interviste për “Top Story” ka rrëfyer edhe disa detaje nga jeta e tij personale dhe familjare.

Grida Duma: Kur vendose të bëhesh prind?

Igli Tare: Vendosa kur gjeta bashkëshorten time në radhë të parë. Fillimisht kemi bashkëjetuar për tre vite, pastaj u transferova në Itali atëhere kishim vendosur të bënim një fëmijë. Në 2003 erdhi në jetë djali i madh, Etieni.

Eksperiencë shumë e bukur, pak e vonuar, por më mirë vonë se sa kurrë. Kam qenë 30 vjeç kur u bëra prind. Them e vonuar sepse kur përjetova ndjenjën them që mund ta kisha përjetuar edhe më parë./kb