A do ta mbështesë PD Florian Binajn për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Vendimin…

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se opozita ka rreth 13 kandidatura për bashkinë e Tiranës. Në një komunikim për mediat, jashtë SPAK-ut, Berisha ironizoi dhe podcastin e Ramës me Manastirliun.

“Kemi 12-13 kandidatë për Tiranën. Siç e dini, shpallëm një parim, që mundësisht të hapemi dhe të mirëpresim kandidatura të pavarura nga parita. Ky parim, po të shkoni te zgjedhjet e 2013-ës, e gjeni. Shpreh mirënjohje për çdo njeri që kandido gjatë këtyre ditëve si i pavarur, si kandidat i qytetarëve. I garantoj për respektin tim më të madh. A do të jetë Tirana një Pepe Grillo?

Tirana do të ketë kandidatin më të dashur që ka pasur ndonjëherë. A e patë monologun e Ramës me Ogertën. Shihni se si mezi mbante veten për t’i rënë të fikët. Oh perëndi. Se kush do të jetë, do të përcaktohet nga aleatët dhe jo vetëm nga unë.”, tha ai.

Pyetje: A do ta mbështesë PD, Florian Binajn?

Sali Berisha: Se kush do të jetë do ta përcaktojë koalicioni. Mirënjohje për të gjithë ata që shprehën gatishmërinë për t’u përballur me të keqen e madhe që quhet Edi Rama. Është sot njeriu më i damkosur në Europë dhe Botë./kb