Ngjarje tronditëse në Durrës, gruaja la çantën në trotuar dhe u mbyt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku një grua është gjetur e mbytur.

Trupi i pajetë i Adriana Thomallarit u gjet në hyrje të shëtitores bregdetare “Taulantia”, afër rrethimit të portit të Durrësit.

Kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë gjetur trupin e 58-vjeçares pa jetë. Ndërkohë, një çantë e kuqe grash është gjetur në bordurën e betonit përgjatë shëtitores dhe dyshohet se i përket 58-vjeçares.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth orës 12:05, ku trupi i pajetë i Adriana Thomallarit, nga Erseka u gjet nga qytetarët e Durrësit.

Pas nxjerrjes, trupi është dërguar drejt morgut të spitalit rajonal të Durrësit, ndërsa në vendngjarje po vijojnë veprimet hetimore për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe identitetin e gruas.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 12:05, në lagjen nr.1, Durrës, shtetasja A. Th., 58 vjeçe, ka hyrë në det dhe është mbytur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV