Ish-pronarët/ Paguhen 481 milionë lekë  për dosjet viteve 2016-2019, lista

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka lëvruar katër këste për subjektet, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019.  Janë kryer pagesat për 148  vendime të subjekteve të shpronësuara, që kanë përfituar kompensim financiar me kërkesë të veçantë gjatë viteve 2016-2019, nga të cilët për  vendim subjekti përfiton këstin e pestë, për 6 vendime subjektet përfitojnë këstin e katërt, për 61 vendime subjektet përfitojnë këstin e tretë dhe për 80 vendime subjektet përfitojnë këstin e dytë. Fondi në total është 481 milionë lekë.

Vlera totale e fondit, të vënë në dispozicion nga Buxheti i Shtetit, që do të lëvrohet menjëherë në fillim të vitit buxhetor 2020, si këst i radhës për 148 vendimet e subjekteve përfitues, është 481’216’781,02 lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

LISTA ME PRONARET

Të fundit

Vazhdimi i Kuvendit pas zgjedhjeve është një marrëzi shqiptare! Ju tregoj pse

ERVIS ILJAZAJ - Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Kuvendi nuk mund të shqyrtojë projektligje të reja 60 ditë përpara...

“Shyqyr po hapen kutitë, kemi shejtanë”, Murrizi: Do bëhem deputet, e di

Simpatizanti demokrat, Ilir Vrenozi, ka zhvilluar një takim me kandidatin për deputet, Myslim Murrizin. Bisedën ndërsa pinin një kafe në Tiranë, Vrenozi e publikoi...

Berisha nuk është anti-shqiptar, por anti-opozitar

NGA MERO BAZE - Ka një lehtësi të papërballueshme në etiketimin e Sali Berishës si anti-shqiptar për atë që bën në Bruksel kundër Shqipërisë....

Trump: Ukraina dhe Rusia si dy fëmijë që luftojnë në një park

Gjatë takimit me kancelarin gjerman, presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë krahasime për luftës Rusi-Ukrainë. Ai e krahasoi luftën në Ukrainë me ‘dy fëmijë...

Elon Musk plas “bombën”: Trump është i përfshirë në dosjen që nuk e hap kurrë

Elon Musk po hakmerret ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pas përplasjes së tyre për ligjin e taksave. Miliarderi ka vendosur ta...

Lajme të tjera

Web TV