1 miliardë euro fonde nga BE/ Mete: Një pjesë do i kushtohet biznesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një pjesë e fondeve të BE-së, për Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga ku 1 miliardë euro pritet t’i përfitojë Shqipëria, do të shkojnë për biznesin dhe përmirësimin e tij.

Ministri Financave dhe Ekonomiksë, Ervin Mete, mblodhi Këshillin e Investimeve, ku nisi konsultimi i Programit të Reformave Ekonomike 2024-2026.

Sipas raporteve gjatë vitit 2023, ka pasur një rritje të investimeve të huaja direkte në 1.1 miliardë euro për 9-mujorin, uljen e papunësisë në 10.5 % dhe rritjen e pjesëmarrjes në forcat e punës në shkallën 76.1%, si dhe zhvillimet pozitive në sektorin e turizmit ku numri i vizitorëve deri në nëntor arriti në 9.5 milionë.

Gjithashtu ministri informoi se ka kërkuar nga Administrata Tatimore që të trajtojë me përparësi dhe në mënyrë të përshpejtuar procedurat e rimbursimit të TVSH-së, për të gjitha bizneset, për të mos pasur detyrime të mbartura për vitin e ardhshëm.

Komisioni Europian publikoi pak javë më parë Planin e Rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili parashikon 6 miliardë euro fonde për 3 vitet e ardhshme. Nga këto fonde, Shqipëria pritet të përfitojë rreth 1 miliardë euro, në varësi të progresit dhe avancimit të reformave.

“Përfshirja sa më e gjerë e komunitetit të biznesit në formësimin e këtyre reformave do të krijojë baza më të qëndrueshme për arritjen e objektivave”, tha ministri, ndërsa shtoi se synohet zgjerimi i mëtejshëm i anëtarëve të Këshillit të Investimeve me përfaqësim sa më të gjerë nga komuniteti i biznesit, si një forum i rëndësishëm në dialogun dhe bashkëpunimin Qeveri-Biznes./O.S

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV