Pjesë nga ditari i motrave Josifi, ja çfarë shkruhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në media vijojnë të dalin pjesë nga ditari i motrave Josifi. Nga shënimet që policia ka gjetur në banesën e tyre në Kombinat, shihen qëndrime që kanë në bazë ideologjinë e tyre fetare.

Megjithatë detajet e ngjarjes janë ende të pazbardhura, ndërkohë që Blerta Josifi në dëshminë e saj mësohet të jetë shprehur se në procesin e mumifikimit të së motrës nuk kanë marr pjesë persona të tjerë.

Në ditarin me shkrim dore, që në fakt nuk dihet ende se nga kush është shkruar, janë gjetur edhe këto shënime, të publikuara në emisionin “Opinion”.

“Unë kam pritur me ngulm dhe durim Zotin dhe ai u përkul mbi mua”.

“Ai do të të mbulojë me pendët e Tij dhe do të gjesh strehë në krahët e TIJ”.

“Por e zbrazi veten e Tij duke marr trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit dhe duke u gjetur nga pamja e jashtme, pasi njeri e përuli vetveten duke u bërë i bindur deri në vdekje, deri në vdekje të kryqit”.

Të fundit

Pse ‘bosët’ në Angli refuzojnë të punojnë me shqiptarët? E zbulon gazeta

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thotë se kriminelët shqiptarë ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregtinë e drogës në Britani. Një...

Punonjësi i postës akuzohet për manipulim votash, bëri foto me fletët e votimit

Një postim i thjeshtë në rrjetin social Facebook ka përfshirë në një vorbull akuzash dhe presionesh qytetarin shqiptar Sinan Patozi, punonjës i postës private...

Mërtiri: Nëse ka patur vjedhje votash, nuk janë bërë pa “bekimin” e Berishës

Analisti Ergys Mërtiri, i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se kontradikta ka bashkëjetuar dhe bashkëjeton me Sali Berishën. Sipas tij, kreu i PD...

Pjetër Kaza u ekzekutua me 12 plumba! ashkëshortja: Ruhej prej gjakmarrjes

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Pjetër Kazës pak ditë më parë në Lezhë. Mësohet se në vrasjen e 57-vjeçarit...

Motori i ujit i mori jetën! Detaje të reja nga vdekja e turistit britanik në Durrës

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi aksidentin tragjik që ndodhi, të dielën, në plazhin e Durrësit. Turisti 34-vjeçar me shtetësi britanike, Sylvester Obeg,...

Lajme të tjera

Web TV