Pozitivë 2 punonjës në bashkinë e Malësisë së Madhe, priten përgjigjet për 9 të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej javësh vendi ynë ka regjistruar shifra të larta të personave të infektuar me koronavirus. Vetëm një ditë më parë në vendin tonë u shënuan 82 persona pozitiv, ndërsa shtrirja gjeografike ishte në disa qytete të vendit.

Ndërkohë burime për “Fjala.al” bëjnë me dije se mes të infektuarve dy persona janë punonjës të Bashkisë në Malësinë e Madhe e cila është detyruar të mbyllë dyert deri ditën e hënë.

Gjithashtu pas infektimit të tyre priten përgjigjet e testit edhe për 9 punonjës të tjerë, që kanë pas kontakte me të infektuarit.

Bashkia është mbyllur për të bërë dezinfektimin e plotë të gjithë godinës, ndërsa do të hapet sërish ditën e hënë të javës së ardhshme.

Deri më tani, Malësia e Madhe kishte vetëm dy raste me COVID-19, një të infektuar dhe një viktimë, duke qenë ndër bashkitë më pak të prekura.

Por, sot numri i të infektuarve ka shkuar në 4, ndërsa priten përgjigjet për 9 të tjerë./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

15 gusht: Makbethi vret Dunkanin e mer fronin, e njëjta datë shënon fundin e tij tragjik

Historia në të njëjtën datë: Nga Leonard Veizi Këto dy ngjarje historike kanë një koincidencë interesante: të dyja ndodhin më...

Protesta dhe dhunë në Serbi/ Thirrje për largimin e Vuçiç, plagosen dhjetëra persona

Një tjetër natë pa gjumë për Serbinë, ku mijëra protestues kanë dalë në rrugë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe drejtësai për viktimat e...

Kostoja shokuese e një shkrepseje: 20 milionë euro

Nga Leonard Veizi Sa herë që shpërthen një zjarr, përsëritet i njëjti refren i lodhur: nuk është faji i diellit përvëlues, as i temperaturave të...

Një histori e shkurtër e Alaskës, vendit ku vendoset e ardhmja e botës

Nga Giacomo Fasola, Corriere della Sera Një shekull e gjysmë më parë, Shtetet e Bashkuara blenë Alaskën nga Rusia (dhe disa në Moskë e duan...

Rusia, Ukraina dhe territoret: Çfarë thotë e drejta ndërkombëtare?

Në prill të këtij viti, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se kishte rënë dakord në parim për një traktat paqeje me Rusinë. Asokohe...

Lajme të tjera

Web TV