Pandemia/ Punonjësi rezulton pozitiv, mbyllet kopshti në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një kopsht publik në zonën e Pallatit me Shigjeta në Tiranë është mbyllur ditën e djeshme pasi një prej punonjësve ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Kopshti “Katër Stinët” është mbyllur pas daljes së rezultatit pozitiv të punonjësit të saj.

Kopshti ‘4 Stinët’ (nr. 45) në Tiranë është mbyllur përkohësisht, pasi ka dalë pozitive me COVID një punonjës, që është pjesë e stafit mbështetës, jo edukatore.

Stafi do të bëhet pjesë e hetimit epidemiologjik, ndërsa do t’u merren tamponët. Ditën e sotme është bërë dezinfektimi i ambienteve të kopshtit.

Fëmijët, ditët që kopshti do të jetë mbyllur do të dërgohen te një tjetër kopësht në njësinë nr. 5.

Lidhur me këtë fakt ka reaguar edhe kopshti privat me të njëjtin emër në kryeqytet i cili sqaron qytetarët, në rast keqkuptimi për shkak të emrit të njëjtë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Referendumi për shtetësinë italiane, Meloni u kërkon italianëve të mos marrin pjesë

Italianët votojnë sot në referendume mbi lehtësimin e rregullave të marrjes së shtetësisë dhe fuqizimin e mbrojtjes për punëtorët...

Kombëtares i mungon kapiteni! Në Letoni nisemi pa Gjimshitin

Nuk ka pushim për kuqezinjtë...Kombëtarja shqiptare e futbollit është rikthyer në fushë dhe ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen ndaj Letonisë. Trajneri Silvinjo e ndau...

Kampionati i 25-të i karatesë, Partizani shpallet kampion, Sonja Bajramaj 18 vite sukses

Sot u zhvillua kampionati i 25-të kombëtar i karatesë, aty ku ekipi i Partizanit u shpall kampion kombëtar. Sonja Barjamaj u shpall kampione për të...

Kur identiteti jepet me çmim oferte

Nga Ornela Çuçi Në Shqipëri sot flitet për turizëm më shumë se për çdo sektor tjetër. Jo më kot. Vendi ynë është futur në orbitën...

“Të rrëzojmë muret e ndarjes”, Papa Leoni kritikon lëvizjet politike nacionaliste

Papa Leoni kritikoi fuqizimin e lëvizjeve politike nacionaliste të dielën, duke I cilësuar ato si fatkeqësi. Pa përmendur konkretisht ndonjë vend apo udhëheqës, para...

Lajme të tjera

Web TV