Humb jetën 36-vjeçarja në Durrës/ Vëllai: Mjeku e “përzuri” në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humb betejën me jetën Romina Xhakoni Myftiu, 33 vjeçe, nënë e një vajze 8-vjeçare. Të afërmit e saj thonë se kaloi një gjendje gripale mëngjesin e 8 janarit. 33-vjeçarja, e cila punonte arkëtare në Ndërmarrjen e Ujësjellësit të qytetit, nuk kishte vuajtur më parë nga asnjë sëmundje kronike, duke shtuar misterin dhe dhimbjen për ndarjen e papritur nga jeta te të afërmit e saj.  “33-vjeçarja luftoi për jetën për gati 36 orë, por në 12 orët e fundit situata e saj shëndetësore është rënduar edhe më shumë, duke rënë në kolaps dhe organet jetësore nuk i funksiononin. E reja ndërroi jetë në orën 04 të mëngjesit të datës 8 janar, pasi jashtë funksioni i kishin dalë veshkat, si rezultat i temperaturës së lartë”-raporton Balkan Web.

Spitali i Durrësit ka bërë me dije se vajzës i janë marrë mostrat e gjakut dhe janë dërguar në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Tiranë për të gjetur shkakun e vdekjes. Varrimi i të resë është bërë një ditë më parë, ndërsa familjarët e saj janë mbështjellë jo vetëm nga dhimbja e madhe, por edhe nga hijet e misterit se çfarë ka ngjarë me të afërmen e tyre, e cila ndërroi jetë në mënyrë të menjëhershme, pa mundur dot as t’i japin ndihmë të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Alban Myftiu, vëllai i saj, tregon të gjithë rrjedhën e ngjarjes se si motra ju shua para syve, dhe askush nuk mund të bënte asgjë.

Albani tregoi se në datë 7 janar motra nuk ishte ndjerë mirë, kishte temperaturë të lartë dhe në orën 16 e 30 minuta të pasdites e kishin çuar në urgjencën e spitalit, ku mori edhe ndihmën e parë. Mjeku i urgjencës kishte konstatuar paralizë faciale dhe e kishte nisur për në shtëpi, duke u thënë familjarëve të vinin të nesërmen në mëngjes te mjekja specialiste.

Lexo edhe :  SHBA futet në luftë, bombardon Iranin

 

Të nesërmen në mëngjes në orën 7:30 familjarët e dërguan në spital në gjendje edhe më të rëndë. Ekipi mjekësor i mbledhur me urgjencë e shtroi në reanimacion. Çdo orë që kalonte e rëndoi edhe më shumë situatën shëndetësore të 33-vjeçares duke I nxjerrë jashtë funksioni veshkat.

Të fundit

Izraeli dhe Palestina: Një përmbledhje e historisë së një konflikti të pazgjidhur

Për më shumë se një shekull, Izraeli dhe Palestina kanë qenë në qendër të një konflikti të ashpër mbi...

Kuvendi lançon portalin E-Legjislacioni/ Një hap drejt një procesi modern ligjvënës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë fjalës në ceremoninë e lançimit të portalit E-Legjislacioni, e cilësoi platformën si një hap të rëndësishëm drejt modernizimit...

“Rrezikojmë luftë botërore”/ Këshilli i Sigurimit i OKB i tërheq vërejtje SHBA pas sulmit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbajti një takim urgjent pasi SHBA-të kryen një sulm me bomba në centralet bërthamore të Iranit. Të...

Bursat evropiane të gjitha në rënie pas sulmeve amerikane kundër Iranit

Tregjet evropiane të aksioneve u hapën sot me rënie të ndjeshme, pas sulmeve të SHBA-së në centralet bërthamore iraniane. Investitorët janë tani në pritje të...

“Nuk jam më deputet”/ Erion Braçe nxjerr videon dhe sulmon qeverinë

Deputeti socialist Erion Braçe, me anë të një statusi në rrjetet sociale ka sulmuar qeverinë në lidhje me çmimet e fruta perimeve në vend. Braçe...

Lajme të tjera

Web TV