Punonte si mbledhës mbeturinash, 24 vjeçari pranohet në Harvard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Historia motivuese e një djali të thjesht i cili arriti të ulet në auditorët e universitetit prestigjioz.

Deri pak muaj më parë, Rehan Staton zgjohej çdo ditë në 4 të mëngjesit për të shkuar në punën e tij si mbledhës mbeturinash, kjo për të sjellë të ardhura e për të ndihmuar familjen e tij financiarisht.

Djali vetëm 24 vjeç nga Bowie, Maryland, do të fillojë në vjeshtë të këtij viti studimet në universitetin prestigjioz të drejtësisë në Harvard. Pasi tejkaloi vështirësitë e shumta në jetë, të cilat pothuajse e bënë që të hiqte dorë nga gjithçka, madje edhe nga jeta e tij.

Pasi e ëma e kishte braktisur atë dhe të vëllain kur ishin ende fëmijë, babai i tij bënte deri në tre punë njëherësh që të siguronte “çatinë e shtëpisë” për dy djemtë e tij.

“Gjatë gjithë jetës sime, të gjithë njerëzit që takoja ishin ata që gjithmonë më poshtëronin dhe më bënin të ndjehesha keq me veten time.

Unë quhesha si fundin e hierarkisë sociale, duke punuar në ndërmarrjen e kanalizimeve të plehrave, që të siguroja të ardhurat, por asgjë nuk më bëri që të hiqja dorë nga ëndrrat e mia”, thotë ai.

Një histori e bukur suksesi qe te mbush me shpresë duke të dhënë një mesazh kuptimplotë: Asnjëherë mos u dorëzo përpara ëndrrave apo qëllimeve të tua në jetë!/St.Su/Fjala.al

Të fundit

Ndahet nga jeta personaliteti i shquar i shkencës akademik emeritus Bardhyl Golemi

Është ndarë nga jeta akademik emeritus Bardhyl Golemi, (1932-2025) personalitet i shquar i shkencës si dhe anëtar i asamblesë...

Historia rrëqethëse e 12-vjeçares në Gaza që përpiqet të mbajë gjallë familjen e saj

Në Gazën e rrënuar nga lufta dhe uria, 12-vjeçarja Jana Mohammed Khalil Musleh Al-Skeifi është bërë shtylla e familjes së saj. E veshur me...

Rama pret në Kryeministri studentë nga Harvard Kennedy School

Kryeministri Edi Rama ka pritur në kryeministri disa studentë nga Harvard Kennedy School. Teksa ka ndarë një video me pamje nga takimi me ta, kreu i...

SHBA do ndërtojë “mburojën e artë”/ Trump: Do të mbrojmë amerikanët nga çdo kërcënim

Presidenti amerikan Donald Trump ka zbuluar konceptin e tij për Mburojën e Artë të Shteteve të Bashkuara. Teksa fliste në zyrën ovale, krah Trump...

Përshpejtohet rënia e lindjeve, në 4 vite 26% më pak foshnja. Zona e veriut, më e prekura

Po kalojnë gati dy vite nga zhvillimi i censit 2023 dhe vendi ende nuk ka popullsinë zyrtare vjetore, por të dhëna të tërthorta si...

Lajme të tjera

Web TV