Superkupa e Spanjës/ Zidane, trajneri që ka fituar çdo finale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djelë Real Madrid do të luajë me skuadrën e Atletico Madrid finalen e Superkupës së Spanjës, në një ndeshje që mund të quhet edhe derbi i Madridit.

Trajneri i madrilenëve Zinedine Zidane e ka këtë përballje ndeshjen e nëntë finale në krye të Realit. Francezi nuk ka humbur në asnjërën prej tetë finaleve si trajner i spanjollëve.

Në vitet 2016, 2017 dhe 2018 Zidane ka fituar tre finale të Ligës së Kampionëve, dy finale të Superkupës së Evropës në 2017-ën dhe në 2018-ën, dy të Kupës së Botës në vitet 2016 e 2017 si dhe një finale të Superkupës së Spanjës në vitin 2017-të.

Fitorja e ndeshjes që do luhet ditën e djelë i sjell francezit të dytën Superkupë të Spanjës dhe nëse do të përfshijmë në numërim titullin e La Ligës në sezonin 2016-2017, të dhjetin trofe në krye të Real Madridit.

Me këto rezultate Zidane i afrohet rekordit të trajnerit Miguel Munoz, që ka marrë plot 14 trofe dhe është ende tekniku më i suksesshëm në krye të “Los Blancos”.

Menaxheri i madrilenë numëron plot 124 fitore, 40 barazime dhe 22 humbje duke arritur një fitore prej 66% dhe duhet theksuar se këto arritje janë marrë që nga janari i vitit 2016 deri më tani./Fjala.al/

Të fundit

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të...

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës bankare për shpenzime nga Monika...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Lajme të tjera

Web TV