Pipero: Më të infektuar janë të rinjtë, maska me detyrim edhe në rrugë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e pandemisë në vend paraqitet shqetësuese. Një konstatim i tillë vjen nga mjeku infeksionist Pëllumb Pipero.

Mjeku tregon se në numrat e shtuar të të infektuarve javët e fundit janë moshat e reja.

Ndonëse komplikacionet më të mëdha vijojnë ti paraqesin të moshuarit apo të sëmurët kronikë ka dhe të rinj që kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Moshat e reja janë më të ekspozuar sepse janë në marrëdhënie pune. Moshat e vjetra kanë më shumë kujdes. Graviteti dhe komplikacionet më të mëdha janë te të sëmurët kronikë.Shtimi i rasteve ka sjellë më shumë raste në spital dhe humbje jetësh. Në kompleks jeta është shqetësuese por nuk është ende problematike”

Pipero shprehet se mbajtja e maskës duhet të kthehet në detyrim ligjor dhe në mjedise të hapura.

“Askush nuk e di nëse është pozitiv. Sot bota trembet nga transmetuesit e heshtur. Kam qenë dhe jam kundër maskës në rrugë.Por që të na bëhet mënyrë jetese duhet të mbahet edhe në rrugë. Një maskë sado e thjeshtë e ul mundësinë e infektimit deri në 95%”

Nëse rritet ndërgjegjësimi për përdorimin e maskës dhe respektimin e distancimit fizik Pipero thotë se numrat e të infektuarve do të njohin rënie dy javët ne vijim në të kundërt situata rrezikon të kthehet në problematike, shkruan Abcnews.

 

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan...

Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

9 korrik 1943 Më 9 korrik 1943, Lufta e Dytë Botërore hyri në një fazë vendimtare me zhvillime të mëdha në dy fronte kyçe: Bregdeti...

Përmbytje në Texas, raportohet për viktima dhe të lënduar, çfarë po ndodh në vend

“Numri i të vdekurve nga rritja e papritur e niveleve të ujit mbetet i pasigurt”, shpjegoi Rob Kelly, kreu i autoriteteve lokale në qarkun...

Do të habiteni kur të zbuloni se çfarë i shkakton kondicioneri lëkurës suaj!

Qëndrimi i gjatë në një dhomë të kondicionuar mund t’i shkaktojë dëme lëkurës suaj. Kondicionerët punojnë duke larguar lagështinë nga ajri për të ftohur...

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Rama jep urdhër: Të shuhen brenda natës

Situata në landfillin e Elbasanit vijon të jetë e njëjtë, me prezencë të vatrave të vogla të zjarrit dhe me praninë e zjarrfikëses në...

Lajme të tjera

Web TV