Kina izolon botën sërish? Pëllumb Pipero tregon çfarë pritet të ndodhë me virusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pëllumb Pipero këtë të martë ishte në Abc e Pasdites me Ermal Peçin, ku ndau pas një kohe të gjatë tanimë, gjithë përvojën në raport me pandeminë. Ermali e pyet për pamjet që vijnë nga Kina, ku njerëzit janë terrorizuar duke menduar se mund të ketë një rikthim të izolimit.

Doktori tha se për më shumë se një muaj nuk ka raste të reja me covid-19. Sipas tij, pandemia është në ditët e fundit, në fund të vitit dhe fillim vitit tjetër duhet të deklarohet e mbyllur pandemia nga OBSH.

“Nuk ka shanse më të ketë izolim, nuk ka shanse të ketë mbyllje sepse ne radhë të parë e njohim virusin, ka shumë studime, ka evidencë që dëshmojnë se efikasiteti i atyre masave (ishin të domosdoshme për atë moment) nuk ka qenë ai që prisnim.”

jesë e pandemisë të pandashme ishin edhe teoritë konspirative, por a e kanë mërzitur ato doktorin?!

“Teoritë të tilla konspirative, shokë të mi, njerëz të ditur, më thoshin ‘doktor hajde se kam bërë fotografi, kam parë një avion duke fluturuar natën duke shpërndarë virusin në ajër’.  Kam pasur fatin të ballafaqohen me personalitete apo persona që merren me teori konspirative, praktikisht kush bëri vaksinën ka çipin, do gjurmohet, apo në fillim të 2022 kush bën vaksinën do ndërroj jetë. Natyrisht që më ka ardhur keq, edhe ata e kanë profesion atë në fund të fundit. Në disa vende i ndaluan me ligj teoritë konspirative, infodemia, nxjerrja çdo ditë vdiqën kaq…  qytetarit duhet ti serviret informacion për situatën, sëmundjen dhe këshilla se si të mbrohemi, dhe përfshijmë komunitetin në atë që quhet plan veprimi apo mundësi veprimi për të parandaluar apo minimizuar sëmundjen”.

Gjatë pandemisë ndaj mjekut Pëllumb Pipero u krijuan dhe disa meme, për të cilat në fillim mërzitej më së shumti djali, por nënvizoi se suporti më i madh i doktorit ishin pikërisht familjarët e tij.

Të fundit

Me duar dhe këmbë të lidhura, në brigjet spanjolle gjenden 5 trupa

Policia spanjolle ka nisur një hetim të thellë pas zbulimit të trupave të lidhura në det, që dyshohet të...

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet nga New York Times, duke...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Lajme të tjera

Web TV