Aksidentet në rrugë, AMF 446 milionë lekë për kompensimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoriteti i Mbikqyerjes Financiare ka vendosur mbi kompensimin që kompanitë e sigurimit duhet të japin për aksidentet dhe vdekjet nga automjetet.

Kompensimi i dëmeve do të ketë vlerën prej 446 milionë lekësh. AMF bën të ditur se shoqëritë duhet të vijojnë me pagesat e praktikave me datë ngjarje më të hershme ndërkohë që do të jetë Byroja Shqiptare e Sigurimit ajo që do të shpërndajë dhe të njoftojë shoqëritë e sigurimit për vlerën respektive të Fondit të Kompensimit.

Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve te BSHS-së në mbledhjen e datës 5 dhjetor 2019, shqyrtoi Fondin e Kompensimit, situatën e çështjeve gjyqësore dhe propozoi që masa e kontributit për Fondin e Kompensimit të vitit 2020, të jetë 311,215,112 lekë ndërkohë që Fondi që miratoi AMF është 446 milionë lekë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bëri me dije se bazuar në vendimin e Bordit nr. 260, datë 28.12.2018, shoqëritë e sigurimit duhet të raportonin në pasqyrat financiare me datë 31.12.2019, provigjon për shpenzime për Fond Kompensimi, vlerën 382,784,517 lekë, që i përket praktikave në proces trajtimi dhe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Të fundit

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e...

Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të...

‘San Siro’ refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë ‘Euro 2032’

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të...

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball me një zbulim tronditës nga...

800 mijë zgjedhës të këtushëm nuk janë simpatizantë as të Ramës e as të Berishës, por…

Nga Eduard Zaloshnja Nga një sondazh që zhvillova së fundmi, më rezultoi (me ekstrapolim të përafërt statistikor) se vetëm 1.1 milionë zgjedhës të këtushëm janë...

Lajme të tjera

Web TV