“Rikthim të taksës së sheshtë”, Kryemadhi: Të bëhemi bashkë për të forcuar pushtetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, së bashku me ish-ministren Klajda Gjosha dhe përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas, zhvilluan një bashkëbisedim me në fokus vështirësitë që has çdo ditë biznesi.

Me anë të një postimi në rrjetin social Kryemadhi pohoi se gjatë bisedës parashtroi edhe një pjesë të paketës ekonomike të LSI-së, siç është dhe taksa e sheshtë 9 %.

Postimi i plotë

Së bashku me Klajdën zhvilluam një takim me përfaqësuese të Dhomës Ekonomike të Gruas. Në këtë bashkëbisedim, gratë sipërmarrëse ndanë me ne pikëpamjet e tyre mbi politikat që i nevojiten biznesit. Ato na shpjeguan disa nga problematikat me të cilat ndeshen çdo ditë. Një domosdoshmëri, për biznesin shqiptar sipas tyre është dhe pajisja e prodhimeve shqiptare me certifikata në mënyrë që të mundësohet eksportimi i tyre në vendet e BE. Gjatë bisedës, i parashtrova zonjave të nderuara të Dhomës Ekonomike të Gruas një pjesë të paketës ekonomike të LSI dhe opozitës së bashkuar siç është rikthimi i taksës së sheshtë 9%. Ne si LSI, mendojmë se kjo politikë do të ndihmojë biznesin por dhe do të ulë informalitetin. Po ashtu, shpreha gatishmërinë për të dëgjuar propozime nga biznesi, për politika ekonomike që do të ndihmojnë në punësimin e të rinjve të cilët sapo janë diplomuar apo kanë mbaruar shkollat profesionale. Si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëra thirrje të gjitha grave të bëhemi bashkë për të forcuar autoritetin dhe rritur pushtetin e gruas në jetën e përditshme dhe në politikë. ?”

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV