Turdiu: A mund të deklasifikohet një dosje si e Camajt? Sula: Reputacioni i Camaj u dëmtua shumë nga artikulli i Tares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Autoritetit për Informacion për Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula deklaron se dosja Camaj, ishte përgatitur me herët për studiuesin Demiraj te Universitetit Ludëig Maximilian.

Reagimi i Sulës ishte si përgjigje publike ndaj Parid Turdiut, kur ky i fundit pyeti publikisht se si ka mundësi që dosja e Camajt doli kaq shpejt.

Parid Turdiu, djali i Qazim Turdiut, pinjolli i një prej familjeve më të vjetra Tiranase që tashmë jeton në SHBA prej 3 dekadash, pyet nëse “mund të deklasifikohet një dosje, psh Camaj, pa lejen e familjes së tij?”

Ndërkohë Gentiana Sula përgjigjet se reputacioni i Camaj u dëmtua shumë nga artikulli i Tares, i cili mungoi të jepte një kontekst të plotë si ushtronin presion Sigurimi dhe UDB.

Postimi i plotë i Gentiana Sulës

Dëshiroj të sqaroj shkurt  që qasja në dosje për qëllime kërkimore apo të edukimit qytetar është e garantuar, por behet konform ligjit  45/2015, dhe vendimet ( te pakten 3 ) i  publikojmë online dhe letër.

Herën e parë që kërkohet një dosje, procesi është shumë i gjatë sepse përfshin kërkim në arkiva, deklasifikim, dixhitalizim, anonimizime, te cilat janë subjekt i vendimeve kolegjiale.

Herën e dytë e tutje,  bëhet fare shpejt sepse nevojitet vetëm legjitimim i kërkesës  dhe firmosje e deklaratës se konfidencialitetit.  Prandaj studiuesit Tare apo dhe  studiuesve të tjerë që paraqiten kërkesë ne AiDSSh për dosjen Camaj, janë shërbyer shumë shpejt, meqë dosja ishte përgatitur me herët për studiuesin Demiraj te Universitetit Ludëig Maximilian.

Autoriteti mund të vendose trajtim prioritiar te kërkesave nëse evidentohet interes publik.  Prandaj kërkesat studimore të kësaj jave për albanalogun Camaj janë trajtuar me përparësi për shkak të debatit publik për këtë figurë historike.

Lexo edhe :  "Po të mos ishte efekti i bandave, Durrësi do ishte 80 % blu'/ Berisha refuzon të zgjohet

Publikimi i materialeve është hallka tjetër që bëhet me kërkesë të posaçme,  pasi merret mundësisht opinioni dhe burime te tjera përmes familjes se personit historik.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Lajme të tjera

Web TV