Rëndohet bilanci i viktimave në vendin tonë, katër persona humbin jetën në 24 orët e fundit

Rëndohet bilanci i viktimave nga COVID-19 në vendin tonë.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima të cilët kanë humbur betejën me koronavirusin në ambientet e Infektivit.

Bëhet fjalë për dy 57 vjeçare përkatësisht nga Shkodra dhe Dibra, një 75 vjeçar nga Durrësi dhe një 81 vjeçare nga Tirana duke e çuar kështu numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 93.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se vetëm në 24 orët e fundit pas 420 testimeve të kryera si të dyshuar me COVID-19 kanë rezultuar 83 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve vijon si më poshtë:  38 raste në Tiranë, 12 në Berat, 6 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Elbasan, Vlorë, 3 raste në Krujë dhe Kukës, 2 raste në Urën Vajgurore dhe Përmet, nga 1 rast në Lezhë, Mirditë, Gjirokastër, Bulqizë, Himarë. /Ra.My.Fjala.al/