Volejboll/ Sot, shansi i fundit për titull i Husajt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kapiteni i Kombëtares kërkon përmbysjen në ndeshjen e dytë me Olimpiakosin përballë Panathinaikosit. Kapiteni i Kombëtares kuqezi të volejbollit të meshkujve, Gazmend Husaj, i cili është i vetmi që po luan, teksa Greqia është një nga të paktat vende të kontinentit të vjetër që ka rinisur sezonin e mbetur pezull, ka të shtunën shansin e fundit për të synuar titullin “kampion”.

32-vjeçari u zhvendos në fillim të këtij sezoni në volejbollin helen, pasi kishte siguruar kurorën e kampionit në Francë, me skuadrën e Turit. Por volejbollisti që militon në radhët e Olimpiakosit, e ka humbur duelin e parë të finales të “play-off”-it për titull, duke u mundur në 3 sete në shtëpi përballë Panathinaikosit.

Në fakt, ka qenë një rrugë me një kalim kjo përballje midis rivaleve helene, pasi Panathinaikosi ka dominuar ndaj Olimpiakosit, duke e marrë setin e parë 25-19, ndërsa e njëjta tablo ka qenë edhe në setin e dytë, të cilin skuadra mike e fiton 25-22. Ndërkaq, edhe më bindës ishte kryesimi i Panathinaikosit në setin e 3-të, duke e marrë edhe atë 25-19 dhe gjithë takimin me 3-0 me sete brenda një ore e 28 minutash.

Tanimë skuadra e shqiptarit përballet me detyrën e vështirë të fitores me të njëjtat shifra ose 3-1 në duelin e dytë të finales, që do ta luajnë në fushën e Panathinaikosit, për ta çuar këtë duel final në përballjen e 3-të dhe të fundit, që do ta luajë në shtëpi.

Për Olimpiakosin, ky do të ishte titulli i 30-të “kampion” në histori, por detyra është bërë tashmë shumë e vështirë. Takimi i dytë luhet të dielën në mbrëmje, duke nisur nga ora 17:30./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mbi 48 mijë objekte pasuri kulturore në Shqipëri

Në Regjistrin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, listohen si pasuri kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë mbi 48.000 objekte....

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024-ës

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se përgjatë vitit 2024 flukset dalëse janë shtuar me 14% në krahasim me...

Rriten shpenzimet për dëmet që shkaktohen nga aksidentet

“Rritja vjetore prej 30% e numrit të aksidenteve rrugore në vitin 2024 ka shtuar shpenzimet totale të kompanive të sigurimeve për dëmet materiale dhe...

Historia e Kanadasë me SHBA-në dhe tarifat doganore mes tyre

Kanada ka qenë historikisht një aleate e fortë e SHBA-së dhe një marrëveshje e tregtisë së lirë është në fuqi mes tye që nga viti...

“Gjërat Tona”/ Shqiptarët e Kolumbisë – “Karteli Ballkanik”

Tregtia e paligjshme globale e drogës, qarkullon miliarda dollarë në vit. Dhe kjo nuk ka ndryshuar për vite me radhë. Periudha që njihet botërisht si...

Lajme të tjera

Web TV