Reagon Greqia: Çështja e “Shën Sofisë” jo vetëm greko-turke, të hënën në Bruksel

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një reagim i fortë ka ardhur edhe nga shteti grek lidhur me vendimin e Turqisë për ta kthyer muzeun e “Shën Sofisë” në xhami, ndërtese e cila më parë ka qënë kishë.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias tha se kjo çështje do të dikutohet të hënën në Bruksel.

“Atje, Greqia do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të ketë një listë të masave shumë të forta kundër Turqisë, në rast se Turqia shkel të drejtat sovrane të Greqisë.” Gjithashtu, nesër ministri do të shkojë me Z. Christodoulidis në Bruksel për një takim me Josep Borrell. Sanksionet nuk do të kenë çështjen e muzeut Shën Sophia.

“Për këtë çështje, duhet të ketë një iniciativë të Unesco-s dhe të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm të Greqisë,” tha ai për SKAI.

“Erdogan është në krye të asaj që po ndodh. Madje anulon traditën e vendit të vet. Kjo i kthen shpinën bashkësisë ndërkombëtare dhe rregullave të saj,” shtoi ministri.

Nikos Dendias shton se ky vendim i shtohet një serie veprimesh shumë provokuese kundër Greqisë dhe vendeve të rajonit, nga ana e Turqisë.

“Gjithashtu, ne nuk duhet të injorojmë faktin se ai nuk tregon ndonjë frymë bashkëpunimi sipas ligjit ndërkombëtar”, shtoi ai.

Siç shpjegoi Dendias, “Cështja e Shën Sophia nuk është Greko-Turke, por globale. Eshtë çështje e shfuqizimit të rregullave dhe mosrespektimit të tyre që shqetësojnë komunitetin botëror “.

Për mbrojtjen e të drejtave sovrane dhe shkeljen e tyre, Dendias theksoi se “Evropa duhet të kuptojë se duhet të marrë një pozicion të shpejtë për ta parandaluar, sepse nëse nuk e parandalon, nuk do të pëlqejë atë që do të ndodhë. “Ne i kemi thënë gjithashtu Turqisë se ne nuk do të mbetemi joaktivë”. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV