Kryhen mbi 1 mijë inspektime në të gjithë gjatë vendin, vendosen katër masa administrative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 1 mijë inspektime janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1064 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 4 masa administrative: 2 masa administrative me gjobë, në subjekt bar/kafe/fast food, 1 masë administrative me gjobë në vlerën 1 000 000 lekë, në bar/restorant, për ushtrim të aktivitetit në ambiente të mbyllura, e vendosur në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe 1 masë administrative me gjobë në Institucion Publik.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë.

Task Forca anti-COVID në total ka kryer mbi 108 mije kontrolle dhe monitorimet në terren dhe gjatë epidemisë dhe janë vendosur rreth 400 masa administrative për subjektet e gjetura në shkelje të protokolleve të sigurisë, miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni.

Lexo edhe :  Përfundojnë punimet në tunelin qendror të Murrizit, hapet në mars të 2025

Ndërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësore do të vijojnë punën në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë me zero tolerancë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj, me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID-19 dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë i ndodhi? Këngëtari i njohur kërkon ndihmë në rrjete sociale, ja arsyeja

Conor Maynard ka kërkuar ndihmë në rrjete sociale për të luftuar ankthin pas disa tensioneve me ish-partneren e tij,...

Punonjësit e festave: Pagesë shtesë për datat 1 dhe 2 Janar, tregu i punës në fokus

Ilir Xhemalaj, Kryetar i Sindikatës së Operatorëve Telefonikë ishte sot në “Koha për t’u zgjuar” në News24 për të folur për të drejtat në...

Tregu valutor, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro ditën e sotme

Sot, më 3 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.3 lekë dhe shitet 94.8 lekë. Euro sot blihet me 97.3 lekë, ndërsa...

Një e treta e europianëve kanë provuar droga ilegale!/ Cilat vende konsumojnë më shumë?

Pothuajse një në tre europianë kanë marrë mostra drogash të paligjshme gjatë jetës së tyre, por jo çdo vend është njësoj kur bëhet fjalë...

“Çmimi i dritave do ulet” – Balluku: Vendimi do prekë gjithë shqiptarët

Çmimi i energjisë elektrike gjatë vitit 2025 do të ulet për të gjithë shqiptarët”.  Në urimin për Vitin e Ri, ministrja e Infrastrukturës dhe...

Lajme të tjera

Web TV