Auron Tare shpjegon Komitetin e Prizrenit: E themeloi Mugosha dhe UDB

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Implikimi më i rëndë sipas studimit të Auron Tares është se Martin Camaj ka bashkëpunuar me UDB-ë, Shërbimin Sekret Jugosllav. Në atë studim Tare e lidh Camajn me faktin që ka qenë pjesë e Komitetit të Prizrenit, një organizatë me anëtarët shqiptarë të arratisur në Jugosllavi. Një prej tyre ishte edhe Martin Camaj. Por sipas Tares në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, kjo organizatë ishte themeluar nga Dushan Mugosha një antishqiptar i tërbuar që kishte dhënë kontribut në themelimin e Partisë Komuniste të  Shqipërisë.

-Më falni, çfarë është Komiteti i Prizrenit?

-E keni sqaruar dhe në shkrim.

-Komiteti i Prizrenit është themeluar nga 250 shqiptarë në një konferencë me një lokacion më duket në Shkup. Fjalën e hapjes apo të themelimit e ka mbajtur gjeneral Mugosha, ish njeriu që ka ndihmuar shumë në krijimin e Partisë Komuniste shqiptare dhe në rekrutimin e shumë eksponentëve të tjerë të asaj partie. Në ’50 zoti Mugosha del si njeriu që ka themeluar Komitetin e Prizrenit, i cili sipas dokumentave amerikane sqarohet se ishte 1. organizatë politike, 2. organizatë ushtarake dhe 3. qendër e avancuar e spiunazhit jugosllav me seli në të gjithë qytetet që ishin përqark vijës kufitare me Shqipërinë. Zoti Camaj ka qenë në këtë komitet apo jo? Ma hidh poshtë që s’ka qenë dhe jam dakord./Fjala.al/Ke.Ba

https://youtu.be/Bq2-CcQ_X_I
Na ndiqni LIVE në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU

https://www.facebook.com/watch/?v=619708155339102

 

Të fundit

Sistemi Europian i Klimës: 49 hektarë të djegur në Shqipëri

Shqipëria është përfshirë nga zjarret më shkatërruese në një dekadë.Sipas të dhënave të sistemit europian për zjarret  dhe pyjet...

Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku...

Miratimi i Akti i Sigurimeve Shoqërore të vitit 1935 dhe ndikimit të tij në SHBA

Sfondi – Depresioni i Madh Në fillim të viteve 1930, Shtetet e Bashkuara po përballeshin me Depresionin e Madh, krizën ekonomike më të rëndë në...

Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë

Me situatën e zjarreve që paraqitet e rëndë në vendin tonë, ku sipas Sistemit Evropian për Zjarret në Pyje deri më tani për vitin...

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon si një mjet kyç për...

Lajme të tjera

Web TV