Dy të vdekur dhe disa në gjendje të rëndë, Infektivi i tejmbushur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata nga Covid-19 në vendin tonë vijon të mbetet në alarmante përsa i përket rasteve të reja dhe numrit të pacientëve të shtruar në Spitalin Infektiv.

Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë, një 64 vjeçare nga Shkodra dhe një 63 vjeçare nga Elbasani.

Spitali Infektiv sipas Ministrisë është në kapacitet të plotë, pasi janë shtruar 90 pacientë, prej tyre 10 ne terapi intensive dhe 5 në gjendje të rëndë të intubuar.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën epidemiologjike në vend ku vijon të ketë raste të reja por edhe shtrime të reja në spital apo pacientë që kanë nevojë për terapi intensive.

I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, edhe në ambiente të hapura, të tregoni kujdes me masat e higjienës dhe të ruani distancën fizike nga të tjerët, nëse nuk janë familjarët tuaj.

Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga

Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Lexo edhe :  Parlamentaret e 11 majit, Berisha mbledh Kryesinë e PD: Diaspora është pro rotacionit

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

Ruani distancën në ambientet publike.

Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.

Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (14 Korrik 2020)

Testime totale            33389

Raste pozitive                         3667

Raste të shëruara       2062

Raste Aktive                1508

Humbje jete               97 (Qarku Tiranë 49, Shkodër 17, Durrës 15, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              672

Durrës                         219

Shkodër                      190

Vlorë               97

Lezhë              77

Kukës              51

Korçë               46

Berat               40

Elbasan                       39

Fier                              36

Gjirokastër      22

Dibër               19

la.mi/Fjala.al

Të fundit

A mund ta nxitosh dashurinë?

Dashuria dhe koha kanë një marrëdhënie të çuditshme: çdo moment me të dashurin është i çmuar, por ndërsa kalojnë...

Boronicat, fruti që përmirëson shëndetin mendor dhe fizik

Boronicat, frut i vogël por i fuqishëm, janë gjithnjë e më shumë në qendër të kërkimit nga studiuesit për shkak të vlerave të tyre...

“Do të përfundosh në burg…”/ Çfarë ndodhi mes Eglit dhe Xumit? Banorja i kthehet keq

Xum Allushi u shfaq mjaft i revoltuar ditën e sotme teksa fliste për Gjestin dhe veprimet e tij. Gjatë një diskutimi me një pjesë...

Karamuço paralajmëron zhvillime të rëndësishme: Vitin tjetër do të dalin të dhëna nga…

Gjatë një interviste televizive, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuco, u shpreh se aktualisht aplikacionet Sky dhe Enchro, janë vetëm 30% e të gjithë zbulimit...

“CIA po bie….”/ Alarmi i shefit të ri në Senat

John Ratcliffe, i emëruari i Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të drejtuar Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, u tha senatorëve gjatës seancës së...

Lajme të tjera

Web TV