Elbasan/Balla: Parku “Kozma Naska” ishte marrë peng

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse vendi është përfshirë nga pandemia COVID-19, Bashkia e Elbasanit vijon me investimet e saj, ndërsa inspektimet janë kryer nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Lulishtja “Kozma Naska” e cila ndodhet në qendër të qytetit është rikonceptuar totalisht, pasi prej shumë kohësh në të nuk ishte vënë dorë.

Balla vlerësoi punën e bërë në zemër të qytetit.

Fjala e plotë

Me Gledin dhe Evisin vijojmë çdo ditë të inspektojmë punë publike të kryera nga Bashkia Elbasan në dobi të qytetarëve. Deri para pak kohësh ky park ishte marrë peng nga kioska e lokale të cilët e kishin marrë peng këtë park që i përket kësaj lagje. Qëllimi ynë nuk është të kemi vetëm qendrën e qytetit të bukur, por në çdo lagje të krijojmë hapësira të tjera çlodhëse për qytetarët”,- deklaroi Balla. Edhe Kryetari i Bashkisë dhe deputetja Kushi theksuan se ky park i shërben banorëve të kësaj zone. “Investimi i Bashkisë për rivitalizimin e sipërfaqeve të gjelbra i shtoi vlerën të gjithë qendrës së qytetit. Më pas do të fokusohemi në pjesën që quhet “rreth rrotullimi i luleve”. Por Brenda këtij viti do të përfundojmë edhe lulishten tek “Kostandin Kristoforidhi. Për t’i dhënë më tepër frymë kësaj lulishteje Bashkia e Elbasanit ka vendosur gjithashtu që edhe rrugën përbri saj ta kthejë në pedonale në shërbim të qytetarëve”.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV