Epidemiologu publikon studimin e Harvardit, shuan dyshimet/A transmetohet koronavirusi nga ajri?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka zgjedhur rrjetin social për të hedhur poshtë dyshimet nëse Covid-19 përhapet edhe nga ajri.

Epidemiologu thotë se studiuesit e Universitetit të Harvardit kanë publikuar së fundmi një përmbledhje të evidencave dhe teorive mbi mënyrën se si përhapet virusi i ri.

Teksa së fundmi këta studiues kanë ardhur në përfundimin se SARS-Cov-2 duket i papajtueshëm me transmetimin nga ajri e si e tillë mjafton vetëm të mbahen parasysh rregullat e thjeshta që tashmë janë bërë të ditura:

  • Distancë fizike (2 metra)
  • Higjiena e duarve
  • Mbajtje maske nëse nuk ruhet dot distanca.
  • Njofto edhe të tjerët të respektojnë tre rregullat e mësipërme.

Postimi i plotë

“Frika ka dy kuptime: “Harro çdo gjë dhe vrapo” ose “Përballu me çdo gjë dhe çohu”. Zgjedhjen e bën ti!”

Cit. Zig Ziglar

Përhapet koronavirusi nga ajri apo jo? Kjo është çështja!

Studiuesit e Universitetit Harvard (SHBA) publikuan dje ne JAMA, një përmbledhje te evidencave dhe teorive mbi përhapjen e SARS-CoV-2 nga ajri (aerosol).

Përfundimet e tyre te përkthyera janë:

“…Totali i evidencës duket i papajtueshëm me transmetimin e SARS-CoV-2 përmes aerosolit, veçanërisht ne hapësirat e ventiluara mire.

Ne praktike, kjo do te thotë se, për te minimizuar përhapjen e SARS-CoV-2, mjafton distanca 2 metra larg te tjerëve dhe, ne rast se kjo distance nuk është e mundur te mbahet, mjafton mbajtja e maskave mjekësore, e maskave me cope me cilësi te larte, ose mbrojtëset e fytyrës (pa harruar higjienën e shpeshte te duarve, pastrimin e ambientit dhe optimizmin e ventilimit te ambienteve te brendshme)…”

“…Eshte e pamundur për te dale ne përfundimin se nuk ndodh kurrë transmetimi përmes aerosolit dhe është krejtësisht e kuptueshme pse shume preferojnë te gabojnë duke shkuar ne ekstremin e kujdesit, veçanërisht ne ambientet spitalore gjate kujdesjes për pacientet me COVID-19 te dyshuar apo te konfirmuar.

Megjithatë, totali i evidencës se disponueshme aktualisht sugjeron se TRANSMETIMI PËRMES AEROSOLIT NE DISTANCE TE LARGËT NUK ËSHTË MËNYRA DOMINANTE E TRANSMETIMIT TE SARS-COV-2.”

 

Lexo edhe :  Parashikimi i motit, 27 gusht 2025

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Kapsula e kohës së Dianës nga vitet ’90 zbulon një CD të Kylie Minogue dhe një pasaportë

Objektet e varrosura në spitalin Great Ormond Street u nxorën më herët për t’i hapur rrugë ndërtimit të një...

Akuzat e Trump ndaj Soros, Berisha: Akt historik, hetoni në Shqipëri

Apeli i Donald Trump që autoritetet amerikane të ngrenë akuza për organizatë kriminale ndaj George Soros dhe të birit, u përshëndetën në Shqipëri nga...

Demokratët e Amerikës dhe të Shqipërisë në rënie dramatike…

Nga Eduard Zaloshnja Qysh kur Trump fitoi mandatin e tij të parë presidencial, numri i votuesve të regjistruar si Republikanë është rritur me 10% (në...

UEFA merr vendimin, ja në çfarë ore do të luhet finalja e Championsit këtë vit

Vetëm pak orë para shortit për Ligën e Kampioneve të sezonit të ardhshëm, UEFA ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm në lidhje me finalen...

Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën, si dhe kordat zanore. Ka qenë...

Lajme të tjera

Web TV