Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka mbajtur fjalën e tij sot në mbledhjen e parë të Këshillit Koordinues të Diasporës, duke përgëzuar si fillim Ministrinë e Shtetit për Diasporën. Ai ka folur gjatë për rëndësinë e këtij këshilli, pasi përfaqëson përfshirjen e përfaqësuesve të diasporës në struktura ekzekutive, që merren drejtpërdrejt me problematikat dhe zgjidhjen e tyre, si është edhe rasti i tragjedisë së shkaktuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
Më pas Presidenti është ndalë te emigracioni i shqiptarëve i cili si të mirat ka edhe të këqijat e tij duke nënkuptuar numrin e lartë e të azilantëve. “Ne 30 vitet e fundit ne ende emigrojnë. Kjo ka si të mirat dhe të këqijat e veta”,- u shpreh presidenti.
Në Ditën Ndërkombëtare të Diasporës, Meta ka përshëndetur gjithë emigrantët e shqipërisë. Sipas tij diaspora ka dhënë një kontribut shumë të gjerë edhe në arenën ndërkombëtare me figurat e saj të cilat janë në pozicione të rëndësishme në strukturat drejtuese, si rasti i Kokalarit.
Ai ka folur më tej për një bashkëpunim për rruajtjen e traditave dhe gjuhës shqipe. “Në duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë për të gjetur zgjidhje ndaj problematikave që has diaspora duke krijuar një klimë edhe më të favorshme për investimet e huaja në Shqipëri; duke krijuar srategji për rruajtjen e gjuhës shqipe në diasporën e hershme, abëreshe apo edhe asaj të re pasi gjuha është ajo që e mban një komb të bashkaur”,- u shpreh Meta./Fjala.al/