Ndryshon futbolli dhe për sezonin tjetër, ja si pritet të procedohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit do të ndikojë edhe në sezonin e ardhshëm të kampionateve të futbollit.

Komisioni ndërkombëtar që merret me hartimin e rregulloreve të futbollit, IFAB mund të miratojë disa ndryshime për edicionin tjetër, si ai i 5 zëvendësimeve në një ndeshje.

Duke ditur që pandemia pritet të zgjasë të paktën edhe në pjesën e parë të sezonit të ardhshëm dhe se kalendarët mund të ngjeshen përsëri, IFAB ka vendosur që rregulli i 5 zëvendësimeve, që u vendos si pasojë e kushteve ekstreme, të vazhdojë të qëndrojë në fuqi të paktën edhe për kampionatin tjetër.

“Në bazë të vendimit që u mor më 8 maj 2020 për t’i lejuar ndeshjeve të programuara që të kompletoheshin në vitin 2020, u mundësua kryerja e deri në 5 zëvendësimeve, Bordi i Administrimit i IFAB ka vendosur të rishqyrtojë nëse duhej shtyrë më tej ky opsion. Duke u bazuar mbi një testim të thellë, i cili përfshinte edhe mendimin e palëve të interesuara dhe mbi impaktin e COVID-19 në kalendarët e aktiviteteve, Këshilli vendosi të shtyjë këtë opsion deri më 31 korrik 2021 për kampionatet kombëtare dhe deri në korrik-gusht 2021 për turnetë ndërkombëtarë”,-thuhet në njoftimin e IFAB.

Pandemia e Covid-19 detyron kështu ndryshimin e rregullores së futbollit për një sezon të tërë.

Megjithatë IFAB theksoi se organizatorët e kampionateve do të vazhdojë të kenë fjalën e fundit në lidhje me zbatimin e këtij modifikimi të përkohshëm.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Ishte zhdukur në Liqenin e Ujmanit, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se është gjetur trupi i pajetë i një 33-vjeçari...

“Dua të shoh lopët”. Guardiola zbulon planet e tij

Pep Guardiola është njeriu i cili nuk pushon kurrë. Futbolli për të është vetë jeta. Divorci erdhi pikërisht nga ky obsesion që ka për...

6400 ikona shqiptare ‘udhëtojnë’ drejt Francës

Një ekspozitë unike do të zhvillohet në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry, në Francë, ku mbi 45 vepra ikonografike të përzgjedhura nga...

Maturantët nisin përzgjedhjen e degëve, procesi zgjat 6 ditë

Kjo është koha që maturantët të bëjnë aplikimin për në Univeristete. Portali U-Albania ka hapur zyrtarisht procesin e plotësimit të formularit A2, nga ku të...

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke...

Lajme të tjera

Web TV