94 raste të reja pozitive me COVID-19 janë regjistruar për 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar në 8.623 numrin total të të infektuarve në vend.
Në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcove-2.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dhe 8 pacientë të tjerë me COVID-19 duke e çuar në 401 numrin total të viktimave në vend.
Viktimat janë dy nga Shkupi, një nga Prilepi, një tjetër nga Struga, një nga Ohri, dy nga Gostivari dhe një tjetër nga Kërçova.
Ndërkohë që betejën me COVID-19 e kanë fituar dhe 42 pacientë të tjerë. Numri në total i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend ka arritur në 4.603, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.619.
/En.Br./Fjala.al