Monedha amerikane mori jetë në Evropë/ zbulohet vendlindja e dollarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin e 500 të “lindjes” së Dollarit zbulohet vendlindja e tij.  Sipas një artikulli të publikuar nga BBC, ekziston një vend ku dollari nuk pranohet dhe është pikërisht në qytetin e vogël Çek të Jáchymov, që për ironi është edhe vendi ku dollari ka origjinën e tij 500 vjeçare, ekzaktësisht në janar 1520. Në Jáchymov, vendasit pranojnë vetëm koruna, euro ose ndonjëherë edhe rubla ruse.

Por ishte leuuëendaler holandez (“dollari luan” ose “daler” për shqiptimin e shkurtër pothuajse identikisht me “dollarin” anglez), shkruhet në artikull, që i dha monedhës amerikane emrin e saj. Pasi mbërritën për herë të parë në Në Amsterdam në Shekullin 17 me kolonizuesit holandezë, daler-ët u përhapën shpejt në të trembëdhjetë Kolonitë ndërkohë që të gjithë anglisht folësit filluan t’i thërrasin ata dhe të gjitha monedhat e argjendta me peshë të ngjashme, duke përfshirë edhe monedhën spanjolle të përdorur gjerësisht ‘real de a ocho’ (pjesëz tetëshe) “dollarë ”. Dollari u bë monedha zyrtare e SHBA-së në 1792 dhe që nga ajo kohë, dollari i frymëzuar nga tregu ka vazhduar marshimin e tij në të gjithë globin drejt vendeve si Australia, Namibia, Singapori dhe Fixhi.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, 62% e rezervave financiare të planetit mbahen në dollarë amerikanë, më shumë se dyfishi i zotërimeve të huaja totale të euros, yen dhe renminbi të kombinuara bashkë. Tridhjetë e një kombe e kanë adoptuar atë si monedhën e tyre zyrtare ose i kanë emëruar paratë e tyre sipas saj; më shumë se 66 vende lidhin vlerën e monedhave të tyre në të; dhe tani pranohet edhe në vende të largëta sa Koreja e Veriut, Siberia dhe në stacionet kërkimore të Polin të Veriut.

Lexo edhe :  Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit

Artikulli i BBC 

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV