Mosha mesatare/ Ja lagjet më të plakura në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bashkia e Tiranës ka përllogaritur koeficienti i varësisë moshore  në kryeqytet. Ky tregues mat përqindjen e banorëve mbi 65 vjeç mbi atë grup të popullsisë që ka një moshë nga 15 deri në 64 vjeç, pra ata në moshë aktive për punë.  Të dhënat e Bashkisë së Tiranës mbi koeficientin e varësisë moshore na tregojnë pikërisht lagjet më të plakura të Tiranës, por edhe ato më të reja, e sidomos ato lagje që kanë një popullsi më aktive për punë dhe ato që kanë më pak.

Të dhënat tregojnë se është njësia numër dhjetë, pra zona që rrethon rrugën “Myslim Shyri”, nga të dyja anët e saj, dhe “Rrugën e Kavajës”, deri te kryqëzimi i “21 Dhjetorit”. Në këtë lagje koefiçenti i varësisë moshore fiksohet në 24.7, ndërkohë që mesatarja e Tiranës fiksohet në 16.7 dhe ajo e Shqipërisë në 20.1.

Mosha mesatare në njësinë numër 10-të fiksohet në 42 vjeç. Pas njësisë 10-të, në listën e lagjeve me përqindjen më të lartë të të moshurave mbi moshën aktive të popullsisë, renditet njësia numër 8-të, pra zona e “Rrugës së Dibrës” dhe Shkollës “Partizani”.

Në vend të tretë renditet njësia numër 2, zona e “Tregut elektrik”, dhe më pas njësia numër 5, “Tirana e Re”. Njësia numër 6, zona e  Kombinatit, së bashku me “Laprakën”, njësinë numër 11, kanë një koefiçent varësie për të moshuarit në vetëm 12.7, pra sa gjysma e lagjeve më të plakura, ndërkohë që mosha mestare në të dy këto lagje fiksohet në 35 vjeç.

Ky indikator shërben kryesisht për të përpiluar skemat e pensioneve por edhe politikat sociale, por nga ana tjetër është edhe një tregues deri diku i saktë i moshës së popullsisë në një zonë të caktuar, pra i plakjes së popullsisë.

Të fundit

Klajdi Musabelliu i emocionuar teksa hyn në shtëpinë e re, shikoni reagimin e tij (Video)

Aktori Klajdi Musabelliu i njohur dhe si ish-banor i “BBVA4” emocionoi me historinë  e jetës së tij dhe vështirësitë ekonimike që ka...

Kreu i KQZ thirrje emigrantëve: Ndiqni manualet në PER para aplikimit

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi iu ka bërë thirrje emigrantëve që të ndjekin videot dhe manualet ndihmëse në platformën PER për të mësuar se...

“Diaspora voton për PD”, Baçi: Protesta e 8 shkurtit do jetë madhështore!

Deputeti i PD Luan Baçi tha se shumica dërrmuese e votave të diasporës janë për të Djathtën. Në një intervistë në News 24, ai...

SPAK në kërkim të diplomës së humbur!

Nga Lutfi Dervishi Në një zhvillim që do t’i bënte xheloz edhe skenaristët e Hollywood-it, SPAK-u ka nisur një hetim epokal mbi një nga misteret...

Elton Ilirjani zbulon surprizën e madhe që e pret Parashqevinë pas daljes nga spitali!

Elton Ilirjani ka zbuluar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik, pasi iu nënshtrua terapive një muaj më parë. Krahas fotove...

Lajme të tjera

Web TV