Foto/ Si u shpall Shqipëria ‘Republikë’ para 74-vitesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dalin fotot e Asamblesë Kushtetuese të dalë nga zgjedhjet e dhjetorit 1945, e cila shpalli Shqipërinë “Republikë” dhe vetë u shndërrua në Kuvend Popullor. Foto datojnë në 11 janar të vitit 1946, plot 74 vite më parë. Foto janë publikuar nga Artan Lame, i cili ka shoqëruar edhe me shpjegime.

Në Asamblenë Kushtetuese, e cila u mblodh në janar 1946.  janë  Tuk Jakova, Gogo Nushi, Zylyftar Veleshnja, Ymer Dishnica, Ramadan Citaku, Bedri Spahiu, Medar Shtylla, Omer Nishani, Myslym Peza, Enver Hoxha, Haxhi Llashi etj.Asambleja Kushtetuese, janar 1946. Lart: ?, ?, Tuk Jakova, Gogo NUshi, Zylyftar Veleshnja. Poshte, Ymer Dishnica, Ramadan Citaku, Bedri Spahiu, Medar Shtylla, Omer Nishani, Myslym Peza, Enver Hoxha, Manol Konomi, Sejfulla maleshova, Haxhi Llashi, /, Spiro Koleka, Gaqo Tashko.

Statusi i plotë i Artan Lames

Më 11 janar 1946, Asambleja Kushtetuese e dalë nga zgjedhjet e dhjetorit 1945, e shpalli Shqipërinë “Republikë” dhe vetë u shndërrua në Kuvend Popullor. Deri në atë moment, duke filluar prej shtatorit 1928, Shqipëria kishte qenë “Monarki”.

Kuvendi i sotëm është vijues juridik i atij Kuvendi të ‘46-ës; Republika e sotme është vijuese e pandërprerë e asaj republike; deri para disa vjetësh edhe ligjet numëroheshin sipas renditjes së atij Kuvendi; e megjithatë sot askush nuk ka kurajën ta kujtojë atë akt.

Republikat mund të jenë të mira apo të këqia, ashtu sikundër mbretërit mund të jenë të mirë apo xhahilë, por sidoqoftë janë fakte historike, që nuk mund të fshihen.

Avazi jonë i vjetër ka qenë dhe vazhdon të jetë që, kur s’na pëlqen fakti, të mos bëjmë një fakt më të mirë, por thjesht të fshijmë a fshehim faktin e vjetër. Le ta shajmë sa të duam atë Republikë, ta dënojmë për krimet që ndodhën dje, apo për paaftësinë tonë për ta ndërtuar siç duhet sot, por datën s’ia fshijmë dot nga kujtesa.

Lexo edhe :  Rrënia e mitit të Ana Bolenës, mbretëresha e Anglisë me origjinë nga “Bolena e Labërisë” 

Me ç’pashë (ndjesë nëse gaboj) asnjëri prej institucioneve të larta të Republikës nuk pati mirësinë dinjitoze të kujtonte faktin historik që Republika që ata qeverisnin është shpallur më 11 janar 1946.

Sa për kujtesë. Republika e ‘46-ës është republika e dytë e shqiptarëve, pasi 21 vjet përpara saj, në janar 1925, ata i kishin dhënë për herë të parë shtetit të tyre emërtimin “REPUBLIKA SHQIPTARE”.

 

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV