EKSKLUZIVE/ Transferimi i Çinarit, sekretari i Partizanit: Vllaznia duhet ta paguajë gjobën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/IidAHEyWjt0
Sekretari i skuadrës së Partizani Gerald Burba ka sqaruar çështjen e transferimit të konsideruar të parregullt nga FIFA, të sulmuesit Erald Çinari.

Në një intervistë për grupin mediatik “Fjala”, Burba ka thënë se përpara blerjes së lojtarit nga Vllaznia kishin marrë të gjitha dokumentacionet nga Federata Shqiptare e Futbollit, që vërtetonte se ai nuk kishte marrëveshje me asnjë klub të huaj apo vendas.

Ndërsa, më tej ai ka shtuar se para transferimit te sulmuesit, Partizani ka firmosur me Vllazninë dhe vetë lojtarin një dokument që i bën shkodranët të marrin përsipër çdolloj dëmshpërblimi që lidhet me kartonin e Çinarit.

“Kemi marrë edhe deklarata me shkrim edhe nga Çinari edhe nga Vllaznia përpara se të procedonim me blerjen e kartonit. Kemi deklarata që ata marrin përsipër, që nuk kanë nënshkruar me asnjë klub tjetër asnjë lloj kontrate ose aktmarrëveshje edhe madje në ato deklaratë kanë marrë përsipër se çdolloj dëmshpërblimi që mua mund të më kërkohet në të ardhmen do të merret përsipër nga ata, nga Vllaznia dhe nga Çinari unë i kam këto letra i kam këto dokumente. “-u shpreh sekretari i të kuqve të kryeqytetit.

Gerald Burda është shprehur besimplotë se Partizani do e fitojë këtë çështje në CAS, pasi sipas tij në arsyetimin e FIFA-s janë deformuar faktet.

Çfarë do bëjë Partizani në lidhje më çështjen e Çinarit?

Do bëjmë apelimin do kërkojmë shfuqizimin e vendimit të FIFA që na penalizon neve si për pjesën e pagesës  së dëmshpërblimit dhe për pjesën e merkatos

Sa është dëmshpërblimi që duhet të paguani?

Dëmshpërblimi është 80 mijë euro, por nuk është se duhet ta paguajmë vetëm ne, ajo paguhet nga ne dhe Çinari

Partizani a nuk ishte i qartë për pjesën e Çinarit?

Kur do merrnim Çinarin, kur ishim në tratativa patëm bërë verifikime paraprake në FSHF nëse kishte ndonjë kërkesë për kartonin e tij nga klubet e huaja, pasi doli njëherë që Çinari do të kalonte të Alaveshi, pastaj jo do kalonte nga Alaveshi me huazim te Istra, pastaj doli Vllazia që tha se janë falsifikuar firmat do shkojmë në prokurori nuk është bërë kalimi i lojtarit në asnjë klub të huaj.

Bëmë verifikimet në federatë dhe na u komunikua si nga sektori i garave në atë kohë si nga departamenti juridik në federatë që nuk ka asnjë lloj kërkesë nga asnjë klub i huaj për, kërkesë apo pretendim për kartonin e Çinarit dhe pastaj ishim të lirë të procedonim në blerjen e kartonit nga Vllaznia.

Lexo edhe :  Capello veçon vetëm dy lojtarë tek Milani: “Do të shisja gjithë skuadrën”

Për më tepër kemi marrë edhe deklarata me shkrim edhe nga Çinari edhe nga Vllaznia përpara se të procedonim me blerjen e kartonit. Kemi marrë deklarata që ata marrin përsipër që nuk kanë nënshkruar me asnjë klub tjetër asnjë lloj kontrate ose aktmarrëveshje edhe madje në ato deklaratë kanë marrë përsipër se çdo lloj dëmshpërblimi që mua mund të më kërkohet përsipër në të ardhmen do të merret përsipër nga ata nga Vllaznia dhe nga Çinari unë i kam këto letra i kam i kam këto dokumente.

Në momentin që Istra e ka ngritur padinë, ka paditur një kontratë që ka firmosur Çinari me këta të fundit mirëpo nuk është e qartë si ka shkuar Çinari deri te Istra, nuk ka asnjë dokument që të provojë që Çinari është blerë nga Istra apo nga Alaveshi.

Nuk ka asnjë marrëveshje apo kontratë të tillë dhe patjetër që Çinari nuk ka ikur si lojtar i lirë atje, pasi ka pasur kontratë me Vllazinë ne kemi pasur edhe kontratën me Vllazninë që skadonte në 2019 mos gabofsha dhe nuk dihet si ka përfunduar Çinari te Istra.

Ju do apeloni që të hapet merkato dhe të hiqet gjoba?

Patjetër! Padiskutim, pasi vendimi i FIFA-s ne na ka ardhur ditën e hënë i arsyetuar dhe në arsyetimin që kanë bërë ata është deformuar komplet realiteti i fakteve është ajo që thash që nuk dihet si ka përfunduar Çinari te Istria dhe ne dalim si palë që kemi rrëmbyer lojtarin nga ta ndërkohë që realiteti nuk ka qenë kështu.

Sa beson se do ketë sukses kjo çështje në CAS?

Po të mos besonim që do kishim sukses nuk do të apelonim fare, pasi kjo ka kosto shumë të lartë dhe po të mos kishim prova dhe jemi besimplotë që në fund do ta shfuqizojmë vendimin e FIFA-s.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Shuma rekord, fitimet për ekipet dhe pilotët në F1

Të ardhurat e Formula 1 vazhdojnë të rriten nën menaxhimin e “Liberty Media”, kompanisë që kontrollon kompeticionin më prestigjioz...

‘Ndalimi i TikTok, i domosdoshëm’/ Rama: Përdorimi me VPN, rrezik për të dhënat

Gjatë një takimi në shkollën “Besnik Sykja”, kryeministri Edi Rama deklaroi se ndalimi i TikTok në Shqipëri ishte një hap i domosdoshëm për të...

“Ke ardhur për t’u tallur”/ Sako e ashpër ndaj Berishës: Të fiket llamba duke folur!

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Sali Berisha gjatë vizitës në Durrës një ditë më parë. Ndalur tek rindërtimi,...

Importi i birrës në rritje gjatë 2024, prodhuesit vendas në vështirësi për të konkuruar

Rritja e konsumit të birrës si pasojë e fluksit të lartë të turistëve në Shqipëri nuk ka përfituar prodhuesit vendas, por ka nxitur rritjen...

Emigrimi dhe plakja e popullsisë cenojnë pensionet/ Duhen punonjës të huaj

Rënia e lindshmërisë, plakja e popullsisë si dhe emigrimi do të shtojnë ‘vuajtjet’ për punonjës për bizneset dhe nga ana tjetër do të rrisë...

Lajme të tjera

Web TV