Apeli i Imzot Dodë Gjergjit: Zbatoni masat anti-Cov*id, Mesha e Shenjtë të kremtohet pa pjesëmarrjen masive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imzot Dodë Gjergji iu është drejtuar me një letër publike besimtarëve katolikë në Kosovë, ku iu bën apel për zbatimin e masave anti COVID-19 të vendosur nga IKSHPK-ja dhe Qeveria.

Imzot Dodë Gjergji thekson se deri në një vendim tjetër, Mesha e Shenjtë le të vazhdojë të kremtohet sipas udhëzimeve të mëparshme, pa pjesëmarrjen masive të besimtarëve.

Letra e plotë:

Fort të dashur vëllezër meshtarë,
rregulltarë/e
dhe ju besimtarë!

Duke vlerësuar gjendjen e krijuar nga Covid-19, ku shumë njerëz janë infektuar e disa, mjerisht, janë ndarë nga jeta tokësore, duke iu bashkuar qetës së shumëve, që para fytyrës së Zotit presin mëshirën, por edhe fakti që në disa vende nuk u janë përmbajtur udhëzimeve të dhëna për mbrojtje nga Covid-19, kanë detyruar Institucionet e Shëndetësisë publike, IKSHPK dhe Qeverinë e vendit, që të marrin përsëri vendime ekstreme lidhur me jetën e qytetarëve.

Është e dhimbshme por duhet të ju ftoj, që të gjithë t’i përmbahemi vendimeve të propozuara nga IKSHPK-ja dhe të marra nga Qeveria.

Deri në ndonjë vendim tjetër, Mesha e Shenjtë le të vazhdojë të kremtohet sipas udhëzimeve të mëparshme, pa pjesëmarrjen masive të besimtarëve. Edhe ata bashkëpunëtorë që janë të domosdoshëm për mirëmbajtjen e kishave dhe celebrimin e meshëve, duhet ta respektojnë distancën fizike dhe udhëzimet e tjera të IKSHPK-së.

Sa i përket riteve tjera, në shpërndarjen e Sakramenteve dhe sakramentorëve, le të celebrohen vetëm me pjesëmarrjen e domosdoshme të atyre që parasheh riti.

Ta lusim Zotin tonë Jezu Krishtin për shëndetin e të prekurve dhe të qëndrojmë pranë familjeve të tyre me kujdes dhe dashuri.

Në Krishtin,

+ Dodë Gjergji

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV