Flamurtari dhe Luftëtari, “të rënat” që po luajnë pa presion e po vënën në vështirësi këdo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë dy skuadra që e kanë mësuar prej javësh fatin e tyre, teksa sezonin e ardhshëm do të luajnë një nivel më poshtë në Kampionatin Kombëtar të Futbollit, në Kategorinë e Parë, e mbase për të njëjtën arsye, tanimë të çliruar nga pritshmëritë, kanë dhuruar lojëra të mira gjatë ndeshjeve të fundit. Kështu, trajneri i Luftëtarit Neritan Novi, vlerësoi skuadrën për ndeshjen me Skënderbeun, ku gjirokastritët u bënë qëndresë për 75 minuta korçarëve, të cilët fituan falë golit të Blerim Krasniqit.

“Është e vërtetë ajo që thoni ju, që Luftëtari sot zhvilloi ndeshje me ritëm të kënaqshëm, – tha ai, duke iu përgjigjur gazetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Skënderbeun. – Goli erdhi për fajin e mbrojtjes dhe aftësisë së sulmuesit të Skënderbeut. Ndikoi ndoshta dëmtimi i Isufit. E kam thënë kemi djem me cilësi të mira, por përvoja e tyre na ka dëmtuar.”

“Nga ndeshja në ndeshje, në mbrojtje kanë luajtur shumë lojtarë të rinj, – ka vijuar ish-futbollisti gjirokastrit. – Sot ka luajtur mbrojtësi i majtë një futbollist i skuadrës së Nën-19-vjeçarëve.” Ndërkohë, edhe pse u mposht me rezultatin 2-0 përballë Tiranës, edhe se skuadra vlonjate është e rënë nga kategoria prej shumë kohësh, Flamurtari ka bërë një paraqitje dinjitoze të shtunën në Stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, duke i vënë në vështirësi bardheblutë.

“Për 70 minuta kemi bërë një ndeshje të mirë, më pas hasëm probleme, – ka deklaruar trajneri i Flamurtarit, Marselo Troizi. – Ndeshje pas ndeshje e shikoj që ekipi ka rritje. Ekipi i Tiranës është me shumë përvojë. Unë kam ekip më futbollist të rinj. Unë mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë. Rrapaj është një futbollist shumë të talentuar. Për mua është lojtar shumë i mirë. Kam folur me Idrizin për sezonin e ri. Do të shikoj çdo bëj, ende nuk kam firmosur një kontratë. Të përfundojmë njëherë këtë sezon.”

Lexo edhe :  Igli Tare piketon një lojtar në Portugali, merkatoja e Milanit vijon

Përtej këtyre shkëndijave që erdhën shumë vonë, Flamurtari dhe Luftëtari, apo thënë ndryshe dy qytete historike të futbollit shqiptar, do të detyrohen sezonin e ardhshëm të kënaqen me nivelin e dytë të Kampionatit Kombëtar.Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV