LAJM I FUNDIT/ Regjistrohen 82 raste pozitive në 24 orët e fundit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 82 persona nga 331 teste të bëra, ndërsa ka mbetur 1 viktimë.

32 raste në Tiranë, nga 7 raste në Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rast në Has, Lushnjë, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.

Ky lajm u bë publik nga Ministria e Shëndetësisë gjatë përditësimit të situatës së pandemisë në Shqipëri.

Totali i viktimave deri në këto momente ka shkuar në 112 persona, ndërsa ai i të prekurve në 4090.  Në të dyja spitalet COVID rezultojnë të shtruar plot 123 persona.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë ju informon gjithashtu se:

Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhe përfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve për përballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet për fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtin që të jenë të validuara.

Vetem testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Paisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimit dhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.

Ndërkohë do te vijojë kryerja e testeve serologjike për personelin shëndetësor, dhe një kampionim i popullatës do të kryhet nga Instituti i Shëndetit Publik.

COVID-19 – Statistika (19 Korrik 2020)

Testime totale 35438

Raste pozitive 4090

Raste të shëruara 2311

Raste Aktive 1667

Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Lexo edhe :  SPAK “zbërthen” krimet zgjedhore, ja si mund të denonconi

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 787

Durrës 210

Shkodër 196

Vlorë 104

Lezhë 91

Korçë 58

Kukës 50

Elbasan 47

Fier 40

Berat 38

Dibër 26

Gjirokastër 20.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar...

Largim nga politika? Mimi Kodheli: Bashkëshorti më thotë ‘shiko shëndetin’!

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Tiranës, nën siglën e PS-së, Mimi Kodheli, është shprehur se 11 maji – dita e zgjedhjeve...

20% më pak aksidente rrugore në Janar-Mars

Tre muajt e parë të vitit kanë rezultuar me më pak aksidente se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Sipas të dhënave të bëra...

Trump nuk njeh kufij! Vendos para “Shtëpisë së Bardhë” fotot e emigrantëve të dëbuar

arku i Shtëpisë së Bardhë ka ndryshuar pamje, pasi është mbushur me postera të emigrantëve të arrestuar për një sërë krimesh, teksa administrata Trump...

“Jemi partia e tretë”, Shehaj: ‘Mundësia’, një alternativë që dallon si nata me ditën

Nga një takim elektoral në qytetin e Pogradecit, Agron Shehaj ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin Partinë Mundësia, forcë të tretë politike që sipas...

Lajme të tjera

Web TV