VIDEO/ ‘Të gjithë do vdesin nga natyra, Monica Bellucci do vdesë nga bukuria’

Monica Anna Maria Bellucci (lindur më 30 shtator 1964) është një aktore dhe modele italiane me famë botërore dhe shumë e pëlqyer nga të gjithë.

Bellucci filloi karrierën e saj si një modele për firmat shumë të pëlqyera si Dolce&Gabbana dhe Dior, përpara se të bënte një kalim në filmat italianë dhe më vonë filmat Hollywood-ian dhe ato franceze.

Në videon e mëposhtme paraqitet transformimi i Belluccit nga mosha 4 në 45-vjeçare dhe ajo që bie në sy është që vitet nuk e kanë prekur aspak bukurinë e saj.

Siç ka thënë edhe regjisori i filmit “Malena”, Giuseppe Tornatore: ‘Të gjithë do vdesin nga natyra, Monica Bellucci do vdesë nga bukuria’.ka.ta/Fjala.al/

https://youtu.be/SgHWhCZu3e0