“Bojën e flokëve mund ta ndryshojë, por jo historinë”, ironi për liderin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi në qeverisjen e tij nuk do të jetë dhe as do të gjendet i papërgatitur për të përballuar fatkeqësitë natyrore, siç ndodhi më 26 janar,” deklaroi zv. kryeministri Erion Braçe duke ironizuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bash.

Me ironi therëse duke e quajtur Bashën “Mesia”, Braçe ka risjellë në vëmendje përmbytjen e Shkodrës gjatë qeverisjes së PD-së, sipas së cilit brenda një viti është përmbytur jo një, por plot pesë herë.

Mesia (jo Messi) që ju fanepset shqiptarëve nga jashtë shteti, përherë nga jashtë shteti, është Lylëzim Basha! Qeveria e tij nuk do jetë e papërgatitur eeeeej! Ky!

Këta! Ore vërtetë mendoni ju se keni dalë nga veza tani apo çfarë?! Pa shihi pak fotot ti i përgatituri përherë. Nuk është Venezia e këtij dimri, por Shkodra e dimrave 2009-të e 2010! Nga dhjetori në dhjetor,  Shkodrën e përmbytët 5 herë rresht. E dini përse? Sepse nuk bëni dot llogaritë, mbledhje zbritje, shumëzime etj, me ujin-reshjet, ujin në lumenj, ujin në liqene; shkurt, ju ngeli rubineti në dorë, ndërkohë portat nuk u mbylleshin. Kaq të përgatitur ishit! Të njejtët jeni sërish! Ti Mesia ministër, ti Mesia kryetar bashkie, ti Mesia kryetar partie!

Dhe një gjë, jam i bindur që ti ja del të ndryshosh bojën e flokut, por jo historinë; Mbajnë mend në këtë vend!”, shkruan Braçe. /Fjala.al

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV