Meta: Fuat Boçi do të mbahet mend për rolet gazmore, mençuri e talent

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetin social shprehur ngushëllimet familjes dhe te afërmeve të aktorit të madh të humorit Fuat Boçi, i cili u nda nga jeta këtë të martë.

Meta shkruan se artisti Boçi do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë, nëpërmjet të cilave stigmatizoi me mençuri e talent të rrallë plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Postimi i plotë:

Me hidhërim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej artistëve më të dashur të Fierit, Fuat Boçi, i cili do të mbahet mend përherë për rolet gazmore, skeçet dhe paroditë, nëpërmjet të cilave stigmatizoi me mençuri e talent të rrallë plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Me mbi 600 role në skenë, Fuat Boçi u bë proverbial dhe shumë i dashur për publikun veçanërisht me monologun tek skeçi “Doni më për Belulin?”, si dhe falë intepretimeve mjeshtërore për të cilat meritoi respektin dhe duartrokitjet e shumë gjeneratave.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Putin: Duam Kievin dhe 4 rajonet e Ukrainës

Qëndrimi i Rusisë për fundin e luftës mbetet i pandryshuar. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti rus...

Ambasada Amerikane u bën thirrje amerikanëve në Shqipëri: Kujdes, disa zona…

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po ndjek nga afër situatën me zjarret në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje...

Këshilli i Sigurisë Kombëtare s’do të mblidhet tani, janë në terren

Shqipëria është mbërthyer nga flakët ndërsa të gjithë kërkojnë që Këshilli i Sigurisë Kombëtare të mblidhet me urgjencë. Sipas raportimeve në media, Këshilli i Sigurisë...

Duke e thirrur pushtetin e Ramës me ‘Regjim’, po e forcojnë

Nëse ka ndonjë popull që e njeh dhe e ka përjetuar mirë “Regjimin”, ky padyshim është populli shqiptar. Shqiptarët kanë jetuar në një ndër...

Zjarret, dy “Black Hawk” nga Emiratet zbarkojnë në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) i vijnë në ndihmë Shqipërisë për situatën e paprecedentë të zjarreve këtë vit, me dy helikopterë Black Hawk të...

Lajme të tjera

Web TV