Mbyllen pesë ndeshje të Premierë Ligë, Manchester United bën poker golash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo kanë përfunduar pesë ndeshje të javës së 22-të të Premierë Ligës dhe duket se në të gjitha këto përballje nuk ka pasur mungesë golash.

Manchester United ka shkatërruar Norwich të vendit të fundit duke bërë poker golash e në të njëjtën kohë ka ruajtur të paprekur portën e vet.

Ishte Marcus Rashford ai i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 27 duke kaluar United në avantazh, për ta dyfishuar rezultatin për skuadrën dhe veten në minutën e shtatë të pjesës së dytë.

Ishte goli i Anthony Martial në minutën e 54-të ai i cili i dha akoma siguri për fitore United dhe pokeri i Mason Greenwood në minutën e 76-të që vulosi fitoren e madhe.

Ndeshja Everton-Brighton u mbyll me rezultatin 1-0 për mikpritësit, të cilët arritën që të shënonin të vetmin gol në minutën e 38-të me Richarlison, ndërsa kundërshtarët pavarësisht përpjekjeve nuk arritën që të shënonin në portën e rivalëve të tyre.

Chelsea shkatërroi Burnley FC me rezultatin 3-0 dhe në të njëjtën kohë rriti dhe pozicionin e vetë në renditjen e kampionatit më të madh të futbollit në shtetin anglez.

Jorghino arriti që të shënonte në minutën e 27-të të parin gol për Chelsean dhe atë që i dha avantazhin. Minuta e 38-të solli dyfishim të rezultatit nga Tammy Abraham dhe më pas Callum Hudson-Odoy shënoi golin e tretë për vendasit në minutën e 49-të, ose të katërtën e fraksionit të dytë.

Wolves dhe New Castel vendosën që ta mbyllnin javën e 22-të në paqe, pasi morën një rezultat 1-1. New Castel ishte ajo që zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7-të të lojës me anë të Miguel Almiro. Nuk vonoi shumë dhe 7 minuta më pas Wolves me Leander Dedocker barazuan rezultatin. Kjo ndeshje vazhdoi me këto shifra deri në fund duke u mbyllur me shifra të barabarta.

Lexo edhe :  Broja prezantohet tek ekipi i ri: Do të jap gjithçka nga vetja

Ndërkohë, Leicester City i vendit të dytë u mund këtë javë nga vendi iu 12 i cili mbahet nga skuadra e Southampton, të cilët shënuan dy herë në skuadrën pritëse.

Leicester ishin të parët që shënuan në minutën e 14-të të lojës me anë të Dennis Praet, por ky rezultat u barazua nga Stuart Armstrong vetëm pas 5 minutash dhe u përmbys nga Danny Ings në minutën e 81-të lojës, duke i dhënë kështu fitoren vendit të 12-të të Premierë Ligë./Fjala.al/Katerina Tafa/

 

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV