Projekti për Teatrin e ri/ Robert Ndrenika: U njoha dje, s’do ketë ndërtime dhe kulla në asnjë centimetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert Ndrenika, artisti i madh shqiptar ka zbuluar detaje të Teatrit të ri Kombëtar që pritet të ndërtohet.

Ndrenika në një prononcim për gazetaren Fatmira Nikolla, është shprehur se është njohur dje me projektin pasi e kanë thirrur në zyrë regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri.

Ai falënderon Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike pasi siç thotë ai të gjitha vërejtjet e tyre i ka gjetur të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Ndrenika thekson se në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla.

“Falënderim!

Dje më thirrën regjisori Altin Basha, drejtori i teatrit, Hervin Çuli dhe inxhinier Bejleri, në një zyrë arkitekture dhe pashë skicat dhe projektin e ndërtimit të teatrit të ri. U kënaqa shumë. Me këtë rast dua të bëj një falënderim (për dijeni edhe të mikes sime, gazetares Fatmira Nikolli) dua të falënderoj Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit dhe Partinë Demokratike, sepse gjatë gjithë kohës që unë pashë këto skica si edhe projektin e teatrit të ri, pata parasysh vërejtjet dhe sugjerimet që kanë bërë Aleanca dhe PD-ja, duke dashur që në projekt, të jenë të pasqyruara të gjitha vërejtjet e tyre për teatrin.

Të gjitha këto vërejtje i gjeta të rregulluara në projektin e teatrit të ri. Për shembull, në të gjithë territorin e teatrit, në asnjë centimetër të tij, nuk do të ketë ndërtime të tjera dhe as kulla. I gjeta të pasqyruara në atë projekt të gjitha kërkesat e tyre përveç njërës ‘që teatri do bëhet, aty ku ishte, por do bëhet shumë herë më i mirë nga sa ishte’. Teatri i ri, do të jetë me kushte bashkëkohore si shumë teatro europianë.

Lexo edhe :  Rama vijon akuzat ndaj gjykatësit Balliu: Në 9 minuta...

Me respekte të ndërsjella,

Robert Ndrenika”

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV