Tenisi sërish në kaos, anulohet turneu i parë post-pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pandemia e Covid-19 është duke e penguar sërish ecurinë e tenisit dhe rikthimi në normalitet i këtij sporti duket shumë i largët.

Organizatorët e turneut ATP Washington kanë bërë me dije sot anulimin e tij.

Turneu në fjalë duhej të niste më 14 gusht, por që u anulua. Ai pritej të rikthehej pas 5 muajsh pushim prej pandemisë, por tashmë gjithçka është enigmë.

Vendimi për anulimin e këtij turneu u mor duke parë masat e rrepta që kanë marrë autoritetet amerikane për sa i përket udhëtimit me avion, teksa shumë fluturime ndërkombëtare janë anuluar.

Po ashtu ka ndikuar shumë edhe rritja e rasteve me koronavirus ditët e fundit në Washington.

Ky vendim ka vënë në dilemë edhe grand slam të United States Open, që fillon më 31 gusht, në New Jork.

Organizatorët e US Open janë shprehur se momentalisht nuk ka asnjë ndryshim dhe se ai do të zhvillohet si zakonisht.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Takimi me Putin, Trump do shkojë pa ekspertë për Rusinë në krah

Përshtatur në shqip, artikull i Financial Times Në vitin 2018, kur Donald Trump mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp...

Analiza e REL: Pse Serbia po zgjeron rrjetin me pajisje të Kinës

Qeveria e Serbisë po e zgjeron ndjeshëm sistemin e avancuar të mbikëqyrjes të prodhuar nga Kina, pavarësisht protestave dhe reagimeve negative publike për përdorimin...

13 gusht 1937 – Fillon Beteja e Shangait

Betëja e Shangait nisi më 13 gusht 1937 si pjesë e Luftës së Dytë Kinezo-Japoneze, pas ngjarjeve që ndezën konfliktin në urën Marco Polo...

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për zjarret, numri dhe intensiteti i...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

Lajme të tjera

Web TV