Me tone të ashpra në Kuvend/Gjuzi: Nëse doni sherre jemi gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca parlamentare ka nisur me tone të ashpra.

Ka qënë deputeti Kujtim Gjuzi i cili është përplasur me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke e akuzuar se nuk po takon krerët e partive politike për ti informuar mbi Reformën Zgjedhore.

Gjuzi tha mes të tjerash se nuk e ka problem të bëjë sherr, nëse mazhoranca e do një gjë të tillë, por sipas tij, duhet që situata të sillet në normalitet.

Në përgjigje të tij, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i tha se deputetët janë mbledhur në Kuvend dhe jo në mbledhje partie, ndaj dhe nuk mund t’i kërkojë llogari numrit dy të PS.

“Ku është shkruar në rregullore që do flasim vetëm njëherë”-është shprehur Gjuzi

Gjuzi: Ne kërkojmë të flasim këtu. Kemi dy ditë që kemi lënë takim së bashku, ok po hapim rrugë se Kvuendi është më i rëndësishëm, por në fakt ligji për partitë politike bëhet. Nuk kam kundërshtim z. Balla që të takoni grupet parlamentare, por këtu kemi shkelje të procedurave dhe një ngecje. Cfarë doni me bë? Nëse doni sherr e probleme, mos kujtoni se s’jemi gati për sherre, por ne duam ta sjellim situatën në normale. Nëse këtu një deputet ja jep mendja të futet me c’të dojë Brenda, futet, se është future këtu me cdo gjë. Kështu që z.Balla nuk mund t’i anashkaloni 8 partitë politike, ke dhënë fjalën.

Ruci: Ulu dhe mos më ndërprit mua, se po flet, nuk po dëgjon. Deputetët kanë të drejtë të flasin nga 2 minuta, se kur e përdorin, njëherësh apo nga 30 sekonda, është puna e tyre. Sa i përket asaj që ngrite për Sekretarin e Përgjithshëm, këtu jemi në Kuvend, nuk jemi në mbledhje partish. /Ra.My.Fjala.al/

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV