Jo vetëm çështja “Becchetti”/ Shqipëria rrezikon të humbasë €90 milionë të tjera në arbitrazh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Humbja e gjyqit me biznesmenin Italian Francesco Becchetti i solli Shqipërisë një dëm ekonomik prej afro 109 milionë euro për buxhetin e shtetit. Mesa duket, kjo nuk është e vetmja përplasje e Shqipërisë me investitorë të huaj.

Unpublished ka zbuluarse prej vitit 2011 Shqipëria ka humbur 10 vendime arbitrazhi ndërsa nga një proces i nisur në Londër pranë Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, nga buxheti i shtetit rrezikohen të “zhduken” €90 milionë të tjera.

Bëhet fjalë për prishjen e njëanshme të kontratës me “Dondi, Itali & Kubota, Japoni” për projektin e “përmirësimit të sistemit të kanalizimeve të Tiranës së Madhe”.

Kontrata është prishur nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren se kjo gjë është bërë në kundërshtim me marrëveshjen e financimit dhe me kushtet e kontratës së lidhur me kontraktorin dhe vlerëson se buxheti i shtetit rrezikon të paguajë një shumë të konsiderueshme që llogaritet mbi €90 milionë.

Juristja dhe ish-zv/ministre e drejtësisë Brikena Kasmi, u shpreh se në avokaturën e shtetit mungon transparenca.

Së bashku me të edhe ish-avokatja e përgjithshme e shtetit Ledina Mandija është e mendimit se ka ardhur koha që për këto fatura të kripura në dëm të taksapaguesve shqiptarë, të ketë përgjegjësi individuale penale krahas moralit politik.

Gazetari i rrjetit ballkanik BIRN, Gjergj Erebara deklaroi se Shqipëria rrezikon të humbasë miliona dollarë edhe nga një koncesion i dhënë në vitet 90-të nga Adil Çarçani për shfrytëzimin e bregdetit të Durrësit.

Sipas ekspertit për çështjet e ekonomisë Dritan Shano këto raste kanë pasur dhe kanë një impakt tejet negativ në stepjen e investitorëve të huaj. Sipas tij Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) mund të hetojë personat përgjegjës për këtë dëm të madh ekonomik.

Lexo edhe :  “Kujtime të bukura nga ndeshja me Shqipërinë”/ Sulmuesi serb: Kemi ardhur për fitore

Shqipëria ka aderuar në konventat për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit në vitet 2000 dhe në një eksperiencë prej dy dekadash, fatura është më se e kripur. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Debat në komision, Fidel Ylli: S’kam nevojë për lekët e KOKSH! Zhupa: Mos na qaj hallin

Kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli është përfshirë në një debat me kryetaren e Komisionit të Edukimit...

Itali, dështojnë referendumet, fitore për qeverinë Meloni

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët. Të dhënat zyrtare nga rreth...

Banorët e Jalës kundërshtojnë policinë, refuzojnë ndërhyrjen e IKMT

Banorët e zonës bregdetare të Jalës kanë kundërshtuar sot ndërhyrjen e forcave të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit, të cilat kishin shkuar për të...

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë nuk po zhvillohet vetëm në frontin tokësor, por edhe në hapësirën ajrore, ku të dyja palët po synojnë objektiva...

Alesia Balliu: Berisha të japë dorëheqjen! Do garoj për kryetare e PD

Sali Berisha duhet të dorëhiqet nga Partia Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve, duke respektuar statutin e partisë dhe bashkë me të edhe Flamur Noka...

Lajme të tjera

Web TV