Manastirliu ngre alarmin: Po ezaurohen kapacitetet e spitaleve, duhet të hapim të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë u ka kërkuar kolegëve në Kuvend të miratojnë aktin normative për mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe mbylljes së jetës së natës. Ministrja gjithashtu ngriti alarmin për kapacitetet e spitaleve ku po kurohen të infektuarit me Covid-19.

“Sot jam këtu për të kërkuar mbështetjen tuaj për të miratuar aktin normativ.

Shoh që disa maskën nuk po e mbajnë. Nëse ju nuk e mbani maskën, sigurisht nuk mund të jemi shembulli më i mirë për t’u marë për luftën ndaj këtij infeksioni.

Në të dy spitalet COVID, ne kemi mbi 120 të shtruar dhe me dhjetëra të tjerë të dyshuar dhe të shtruar në këto spitale. Shumë shpejt ne do ezaurojmë kapacitetet e dy spitaleve dhe më pas do shtrihemi në planin për të hapur spitalin e tretë e të katërt.

Por a është më e mira kjo? Të hapim spitale pa fund apo që secili të marrë përgjegjësi individuale të vendosë maskën e të ulë rriskun për infeksione”, tha Manastirliu teksa pohoi se kjo situatë do vazhdojë kështu derisa të zbulohet vaksina anti COVID.

“Ulja e numrit të infeksioneve con në më pak persona të shtruar në spital, më pak humbje jete.

Ne nuk duhet ta bëjmë vetëm për vete, duhet ta bëjmë edhe për të afërmit tanë, për mjekët që janë duke punuar për të shpëtuar jetë.

Ashtu sikurse vishemi në mëngjes, duhet të vendosim maskën. Sic ishim nuk do jemi derisa vaksina të dalë por edhe atëhere bota do ketë ndryshuar dhe s’do jemi më të njëjtët”, u shpreh ministrja Manastirliu. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë

Minimalizmi po riformëson industrinë e modës, teknologjisë dhe pasurive të paluajtshme, duke e zhvendosur theksin nga sasia, te cilësia...

Jamal kundër “CR7”, sot një duel gjeneratash dhe një trofe në mes

E kaluara kundrejt së ardhmes! Një betejë në të tashmen! Kristiano Ronaldo (Portugali) dhe Lamin Jamal (Spanjë), përkatësisht 40 dhe 17 vjeç, u siguruan...

Giro d’Italia: historia dhe heronjtë e garës skenike

13 maj 1909: zhvillohet etapa e parë e Giro d'Italia-s së parë. Anekdota, kuriozitete, histori heronjsh dhe kampionësh të garës që këto ditë zhvillohet...

Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do të zbuloni fshatra të...

Gazetarët “masakrojnë” Stojkovic pas ndeshjes me Shqipërinë: Gjeni një trajner të ri

Serbia vinte në Tiranë me stofin e një ekipi favorit, por në fushë, të besuarit e Stojkovic shfaqën një ekip apatik, pa shkëlqim, pa...

Lajme të tjera

Web TV